LAJMI I FUNDIT:

Pushuesit shpëtojnë balenën 7 tonëshe të bllokuar në plazh për 24 orë (Foto/Video)

Pushuesit shpëtojnë balenën 7 tonëshe të bllokuar në plazh për 24 orë (Foto/Video)

Përpjekja e jashtëzakonshme e mbi 300 njerëzve për të shpëtuar një këlysh balene që kishte ngecur në një plazh në Rio de Janiero ka përfunduar me sukses.

Balena që peshonte 7 ton, u shpëtua pas 24 orësh.


Pushuesit fillimisht menduan se nuk do të mbijetonte pasi nuk lëvizte. Por pas shumë përpjekjesh të tyre filloi që të notonte dhe lëvizte bishtin, transmeton oranews.

Gjatë mëngjesit shpëtimtarët përdorën lopata për të hequr rërën ndërsa i hidhnin balenës kova me ujë për ta mbajtur të hidratuar dhe disa litarë u vendosën rreth saj për ta dërguar në det.