LAJMI I FUNDIT:

Pushuesit krijuan ‘zinxhir njerëzor’ për të shpëtuar notarët që po mbyteshin

Pushuesit krijuan ‘zinxhir njerëzor’ për të shpëtuar notarët që po mbyteshin

Derisa po pushonin në një liqe të Michigan në Shtetet e Bashkuara, pushuesit janë aktivizuar që të krijojnë një ‘zinxhir njerëzor’ për të shpëtuar disa notarë që po mbyteshin.

Shpëtimtarët e kishin të pamundur t’i nxjerrin të gjithë, andaj e organizuan këtë formë që doli e suksesshme për shumicën e notuesve, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe vdiqën pas disa orëve.

Pas frymëmarrjes artificiale, tre të tjerë kanë mbetur gjallë, ndërsa janë dërguar në spital ku po mbahen në kujdes intensiv.

Valët e larta dhe rrymat e fuqishme ujore, iu kanë sjellë vështirësi edhe notuesve më të mirë gjatë këtyre ditëve, adja është kërkuar që të mbyllet përkohësisht ky plazh. /Telegrafi/