Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vite që kur hyri fuqishëm në skenë, Bardhi është kthyer në një nga yjet e estradës shqiptare.
Artisti me origjinë nga Kumanova përgjatë kësaj kohe ka mahnitur me projektet që ka sjell, performancat live e mes tjerash edhe me vokalin e veçantë.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe në vitin 2022 ka qenë mjaft i angazhuar me projekte dhe bashkëpunime, ndonëse nuk ka lënë anash as mbrëmjet e koncertet.
View this post on Instagram
Duke qenë një artist shumë i kërkuar në tregun muzikor, ai tanimë ka fituar zemrat e gjithë publikut anembanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Në një intervistë për Telegrafin, Bardhi ka shpalosur detajet e vitit 2022, të pathënat e gjithashtu dhe planet për këtë vit.

Telegrafi: Kanë kaluar disa vite prej që je bërë pjesë e estradës shqiptare, si e përkufizon vitin 2022 Bardhyl Idrizi?
Bardhi: “Viti 2022 ka qenë një vit mjaft i mirë për mua. Kam sjell projekte të panumërta, ka pasur dëshpërime, hidhërime por në fund është një gjë e bukur sepse e bëj me dashuri muzikën”.
Telegrafi: Vitin që lamë pas ke sjell një sërë këngësh e bashkëpunimesh, cilën nga këto e vlerëson më shumë?
Bardhi: “Kënga ‘Betohemi’ që nga dita e parë është vlerësuar shumë. Por, mund të them që kënga me Elvana Gjatën dhe DJ GIMI-O ka qenë ndoshta dhe një mrekulli për mua”.
Telegrafi: Bardhi po ashtu ishe shumë i kërkuar në mbrëmje e koncerte, si ndihesh tani para publikut? Çfarë ndjesie ju krijon?
Bardhi: “Para publikut është një ndjenjë shumë e mirë, por tashmë është profesion gjithmonë njëjtë mund të them. Ndoshta në vendlindje kam pasur emocione duke e ditur që jam rritur këtu me një jetë jo edhe aq të mirë, në kushte të vështira”.
View this post on Instagram
Telegrafi: Çfarë mund të ndash nga viti 2022? Ndonjë moment të veçantë që ja vlen të ndani me fansat dhe publikun?
Bardhi: “Në vitin 2022 e kisha ndarë këngën me Elvanën “Ex” pasi ka qarkulluar pa u publikuar akoma me video dhe është bërë hit për tre ditë”.
Telegrafi: Përveç muzikës, në çfarë tjetër ka qenë i fokusuar Bardhi? Keni qenë i përfshirë në ndonjë projekt apo fushë tjetër?
Bardhi: “Për momentin përveç muzikës asgjë, ndoshta një biznes me menaxherin Jetmir Agaj si dhe me producentin Çelik Lipa, por diçka që lidhet me botën e muzikës”.
Telegrafi: Pasi këto vite ke fituar zemrat e publikut dhe një pjese të madhe? A të ka bërë të ndryshosh ndonjë gjë nga vetja?
Bardhi: “Besoj që ua kam fituar zemrat njerëzve me muzikën që bëj dhe sinqeritetin që kam, nuk kam ndryshuar ndonjë gjë”.
Telegrafi: Çfarë ke mësuar nga viti që shkoi?
Bardhi: “Kam mësuar që suksesi nuk duhet të bën të emocionohesh dhe t’i injorosh njerëzit që falë tyre ke arritur suksese”.
Telegrafi: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen në muzikë, konkretisht për në vitin e ri?
Bardhi: “Planet e mia në vitin 2023 janë disa bashkëpunime ndërkombëtare me artistët Azet dhe Zunën, dhe më gjerë në Evropë”.

Telegrafi: Një porosi për fansat dhe për gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?
Bardhi: “Faleminderit që na dëgjoni, na bëni të ndihem artistë. Normalisht nuk jam më i miri në projekte, por provoj të sjell më të mirën andaj dhe punoj vazhdimisht dhe publikoj shumë këngë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës