Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar ditën e djeshme me një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Posaçme SPAK lidhur me hetimet për çështjen “Xibraka”.
Bardhi shprehet se përfundimi i hetimeve për një procedim penal siç deklarohet në njoftimin për media të prokurorit dhe arritja e konkluzionit përfundimtar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet kriminal, nënkupton që nga ana e prokurorit të çështjes është nisur një procedim penal ndaj këtij shtetasi dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe është vendosur “pushimi i hetimeve”.
Për këtë Bardhi i ka kërkuar SPAK një kopje të vendimit të prokurorit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ols Rama dhe një kopje të vendimin gjyqësor respektiv, ku është pranuar kërkesa për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj Ols Ramës, sipas konkluzionit që nuk ka prova që e lidhin atë me aktivitet kriminal.
Me tej Bardhi i ka kërkuar SPAK që të përcjell informacion se cilat janë veprimet hetimore të kryera nga SPAK në kuadër të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, duke përfshirë provat e mbledhura, personat e pyetur, dokumentacionin e administruar etj., si dhe vënien në dispozicion të një kopje të vendimit për pezullimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, të marrë më 23 dhjetor 2024, me qëllim që në përputhje me pikën 3 të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale të ushtrojë mundësinë e ankimimit të këtij vendimi për pezullim në Gjykatën e Posaçme.
Mbi këtë pjesë të vendimmarrjes së prokuorisë Bardhi ka kërkuar edhe informacion nëse gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, a ka bashkëpunuar ose patur ndonjë komunikim zyrtar Prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e Hanoverit dhe nëse është pyetur Ministri i Brendshëm Taulant Balla si person që në datën 4 prill 2024, ka informuar zyrtarisht seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se është në dijeni se kush është personi i paidentifikuar i moshës 45 vjeç, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, Gazment Bardhi ka risjell në vëmndjen e SPAK pretendimin e Kryeministrit Edi Rama për krijim të “rrethanave të rreme”, duke shtruar pyetjet nëse: (1) Ka arritur të identifikojë Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç, përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nëse jo, cila është rrethana/prova/e dhena që ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk është Ols Rama? A ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqëruar me fotografi të personit të paidentifikuar? A mund të na vini në dispozicion këtë raport së bashku me pamjet filmike që e shoqërojnë? (2) Ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targë AA653DM apo AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë përdorur në të njëjtën periudhë nga anëtarët e një organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj)? Nëse po, sa është numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marrëdhënie shoqërore me personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë? Nëse po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie shtetasi Ols Rama?
Në përfundim të kërkesës për informacion Gazment Bardhi thekson se përfundimi i hetimeve nënkupton që informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor dhe për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të përcjell informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të kryera, me qëllim arritjen e këtij konkluzioni. “Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit të një procedimi, i vihet në dispozicion personave të interesuar, të cilët gëzojnë të drejtën të kërkojnë kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit”, shkruan Bardhi, shkruan A2 CNN.
“Transparenca e plotë mbi një çështje që paraqet interes publik, që përfshinë persona që sipas perceptimit të opinionit janë të paprekshëm për shkak të fuqisë politike të tyre apo të afërmëve të tyre, vlerësojmë se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Mungesa e informacionit, shmangia e transparencës dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon të ruaj të paprekur individë që gëzojnë pushtet të fortë politik”, përfundon letrën e tij drejtuar SPAK kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë