LAJMI I FUNDIT:

Pushimet e fundit të Enverit jashtë Shqipërisë

Pushimet e fundit të Enverit jashtë Shqipërisë

Udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, pushimet i kalonte familjarisht në Shqipëri, kryesisht në Vlorë dhe në Pogradec, në vilat qeveritare. Këto dy vende ishin destinacionet e tij të preferuara. Madje në Pogradec ai ishte deri në vitet e fundit të jetës. Pjesëtarët e familjes Hoxha, por edhe të gjithë Bllokut, kishin një trajtim special, mjekë në dispozicion, personel shërbimi, dyqane ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore falas, një seri vilash dhe shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë benete të tjera.Por, para vitit 1960, para se të pritesheshin marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e kampit socialist, Enver Hoxha i ka kaluar pushimet familjarisht edhe jashtë shtetit. Pushimet e fundit kanë qenë ato të verës së vitit 1958, të cilat i kaloi në Karlovy Vary të Çekosllovakisë.

Ideja për pushimet e familjes Hoxha kishte lindur që në maj 1958, kur ambasadori çek në Tiranë njoftonte se “gjatë pritjes së organizuar më 9 maj, Nexhmije Hoxha tha se është e sëmurë, pasi vuan nga një sëmundje në mëlçi dhe mezi po i pret pushimet në Karlovy Vary”.


Në telegramin e datës 5 korrik, ambasadori çek njofton se “Hoxha do të vijë më 11 korrik me avionin TU104, i cili do te sjellë studentët shqiptarë, dhe po këtë ditë do të kthehet prapë në Pragë. Do të vijë Hoxha me gruan, tre fëmijë, kujdestarja, doktori i cili ka studiuar në Çeki dhe di çekisht”.

Nga një tjetër telegram i datës 3 shtator 1958, Enver Hoxha kishte mbetur shumë i kënaqur nga qëndrimi aty, pasi ishte hera e parë që vizitonte Çekinë.

Qëndrimi në Çekosllovaki i dha Hoxhës shumë. Më parë e kishte njohur Çekosllovakinë vetëm nga materialet e gazetave dhe dokumentet politike, si një vend i zhvilluar industrial. Por, njohja në vend i tejkaloi të gjitha përshtypjet e tij. Përshtypjet e tij ishin kaq të fuqishme sa menjëherë pas mbërritjes në Tiranë mblodhi të gjithë anëtarët e Byrosë Politike dhe i njohu me qëndrimin e tij në Çekosllovaki. Theksoi profesionalizmin e lartë të mjekëve çekë dhe shprehu kënaqësinë se gjendja e tij shëndetësore u përmirësua në mënyrë thelbësore. Vlerësoi kujdesin dhe vëmendjen e kuadrove të lartë drejtues të partisë dhe veçanërisht të shokëve Novotni, Shiroki, Bacilek dhe të shumë të tjerëve…

Një vit më pas Hoxha mendoi përsëri të kalonte pushimet në Çeki, pasi klima i kishte bërë shumë mirë dhe shëndeti ishte përmirësuar shumë. Ishte 50 vjeç dhe atmosfera në kampin socialist po lëkundej. Në telegramin e datës 10 qershor 1959, ambasadori çek njoftonte: “Në pritjen e organizuar me rastin e largimit të delegacionit të Koresë, Hoxha më tha se me ftesë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë do të vijë në Çekosllovaki për pushime me gruan. Fëmijët nuk i përmendi”!

Një muaj më vonë, është kryeministri Mehmet Shehu dhe bashkëshortja e tij Fiqirete që këmbëngul që edhe ata t’i kalojë pushimet në Çeki, si shoku Enver. Por, kjo dëshirë atyre nuk u është plotësuar. /politiko.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori