LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: SBASHK-u duhet të marrë përgjegjësi për gjendjen në arsim (Video)

Pupovci: SBASHK-u duhet të marrë përgjegjësi për gjendjen në arsim (Video)

Çështja e kompensimit të orëve, ende nuk ka gjetur zgjidhje. Ndonëse Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marr vendim që orët të kompensohen, një gjë të tillë po e kundërshton Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

Drejtori ekzekutiv i qendrës për arsim në Kosovës, Dukagjin Pupovci, në një intervistë për Telegrafin ka folur për kompensimin e orëve.

Pupovci ka thënë se për shkak të mos kompensimi i orëve, shkakton paqartësi edhe tek testet përfundimtare.


“Për të përfunduar procesi mësimor në mënyrë të ligjshme, duhet të realizohet numri i duhur i ditëve të punës. Nëse nuk janë realizuar 15 ditë pune ose disa njësi mësimore, atëherë duhet të realizohen sipërfaqësisht, ose do të lihen fare anash. Kjo do të jetë shumë e vështirë për përpiluesit e testeve, që të vendoset se cilat njësi mësimore nuk janë punuar. Ndërsa SBASHK-u po thotë që të gjitha këto në një mënyrë do të kompensohen, sepse mësimdhënësit gjatë orëve të mësimit do ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Pupovci ka thënë se shkollat të cilat i kanë kompensuar orët, nxënësit e tyre mund të jenë më të përgatitur.

“Tani kemi një laramani, sepse në ato shkolla ku ka pasur një kontinuitet të procesit, nuk ka pasur ndërprerje, nxënësit mund të jenë të përgatitur. Ndërsa ato shkolla, ku kanë dalë në mënyrë të suksesshme t’i integrojnë këto tema brenda orëve ekzistuese, atëherë mund të ndodhë që njësitë mësimore të jenë të paprekura nga nxënësit. Kështu nxënësit mund të kenë vështirësi në testet kombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se ka edhe nxënës që nuk iu nënshtrohen testeve kombëtare.

Drejtori i KEC, Dukagjin Pupovci, gjatë intervistës për Telegrafin

“Testeve kombëtare në Kosovë iu nënshtrohen nxënësit e klasës së nëntë dhe të trembëdhjetë. Por, kemi edhe një numër të nxënësve që nuk pësojnë nga këto teste, mirëpo pësojnë kur dalin në vitin tjetër, pasi që do ta kenë një pjesë të materialit të papërpunuar”, është shprehur ai.

Sipas tij kjo situatë nuk do të duhet të përsëritej, dhe se për këtë MASHT-i edhe SBASHK-u duhet të punojnë shumë që kjo situatë të mos përsëritet.

“SBASHK-u me MASHT-in duhet të bisedojnë, se ku fillojnë autorizimet e SBASHK-ut dhe ku përfundojnë. Një gjë që duhet të bëhet është që të mos nënshkruhen marrëveshje me sindikata në kohën e fushatave. Nuk është sindikata ajo që iu siguron vota koalicioneve, dhe partive, si u veprua në zgjedhjet e fundit, ku SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me koalicionin PAN. Andaj përsëritja e kësaj situate është rezultat i një papjekurie të përgjithshme”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Pupovci ka folur edhe për problemet tjera në sistemin e arsimit në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova është në një fazë ku kërkohet mobilizim i përgjithshëm që arsimi të dal nga kjo gjendje në të cilën është.


“Këtu ne nuk kemi mobilizim por demobilizim, kemi konflikte të panevojshme, dhe konflikte kur SBASHK-u e ka arritur atë që ka dashur, të sigurojë paga të dinjitetshme për mësimdhënësit. Mendoj që duhet të mburret me këto arritje. Në një fitore të tillë nuk i ka hije askujt të vazhdoj me inate, dhe politika që e dëmtojnë këtë sukses të arritur”, ka theksuar ai.

Sipas tij sistemi i arsimit ka edhe sfida tjera, si kushtet e dobëta të punës në shkolla, duke thënë se nëse organizata që i përfaqëson mësimdhënësit ua cungon shërbimet nxënësve, duke i vendosur në këso situata, atëherë sipas tij do t’i shkaktoj dëm sistemit.

“Shkollat që tani ankohen se nuk i kanë kushtet e mira të punës. Unë po them se do t’i kenë edhe më të këqija, edhe më shumë vështirësi do të kenë. Ato pak mjete që kanë qenë në dispozicion për të blerë materiale shkollore, tani janë edhe më të pakta, sepse do të shkojnë në paga. Andaj tani suksesi i shkollës varet më shumë nga mësimdhënësit, se që është varur deri para dy tre muajsh. Këtu edhe SBASHK-u duhet të reflektoj, sepse krahas përfaqësimit të interesit të mësimdhënësve, duhet ta merr një përgjegjësi për gjendjen në sistemin e arsimit”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori