LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën mbahet mësimi online

Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën mbahet mësimi online

Zëvendësministër i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një konferencë për media tregoi se si do të zhvillohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën.

Ai tha se në shkollat që janë qendra votimi, të hënën mësimi do të mbahet online.


“Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale dhe një numër i konsiderueshëm i shkollave janë qendra të votimit, kështu që me datën 18 tetor duke marrë parasysh kushtet e pandemisë është vendosur që në këto shkolla që janë qendra votimi të punohet me skenarin C, pra me anë të mësimit në distancë”, tha Pupovci.

Pupovci deklaroi se në shkollat e tjera mësimi do të vazhdojnë rrjedhën normale.

“Shkollat e tjera të cilat nuk janë qendra të votimit vazhdojnë punën e tyre normalisht sipas planifikimeve paraprake, ndërkaq me datën 19 tetor besojmë se mësimi do të fillojë në të gjitha shkollat pa ndonjë dallim”, u shpreh ai.

Pupovci tha se ekziston një obligim i drejtorive komunale të arsimit që t’i dezinfektojnë këto hapësira dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që ato të jenë të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen ditën e diel, 17 tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori