LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit turistikë në Maqedoni kërkojnë që të kenë prioritet në vaksinim

Punonjësit turistikë në Maqedoni kërkojnë që të kenë prioritet në vaksinim

Për shkak se punëtorët e hoteleve dhe turizmit nuk janë në listën prioritare për vaksinim, shumë prej tyre tashmë janë vaksinuar në Serbi, sepse sezoni turistik tashmë është në prag. Tre muaj më parë, Shoqata e Hotelerisë kërkuan që të ishin në grupin prioritar.

“Mendojmë se e njëjta situatë mund të ishte menaxhuar më mirë. Ne, përmes Odës Ekonomike, esnafit turistik, u organizuam me kolegët tanë nga Serbia dhe rreth 2000 punëtorë turistikë u vaksinuan në Nish, Beograd dhe Vranjë. Shpresojmë që përmes këtyre mënyrave të jemi në gjendje të vaksinohemi, por do të na duhet gjithashtu mbështetje nga vendi ynë, për të qenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm turistik- deklaroi Asim Mexhedoviq – Nënkryetar i Shoqatës për Turizëm dhe Gastronomi në LOE.


Mexhedoviq thotë se edhe 2,000 punëtorë të tjerë turistikë do të vaksinohen në Serbi në periudhën e ardhshme.

“Nuk kisha kohë të pres më, sepse vaksinat vonohen, dhe sezoni turistik është në prag. Unë aplikova në Vranjë dhe po pres telefonatë, ndoshta pas disa ditësh do të shkoj të vaksinohem me gruan time dhe dikë nga personeli. Nuk ka zgjidhje tjetër, sepse nuk kemi kohë të presim- pohoi Naume Ugrenoviç-hotelier nga Struga

Ugrinoviç thotë se ata kanë një plan. Pasi të jetë vaksinuar i gjithë stafi, ajo të bëhet publike, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë mysafirë këtë verë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori