LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i ngathtë i qendrës së regjistrimit të automjeteve, rrëzon dy rafte përplot dokumente (Video)

Punonjësi i ngathtë i qendrës së regjistrimit të automjeteve, rrëzon dy rafte përplot dokumente (Video)

Janë rrëzuar dy rafte përplot me dokumente, në një qendër për regjistrimin e automjeteve në Buenos Aires të Argjentinës, nga një punonjës i paemëruar.

Derisa përpiqej të merrte një kuti që ndodhej në lartësi, preku me shpinë dhe shkaktoi rrëzimin e njërit raft të arkivit, transmeton Telegrafi.


Por, dëmi nuk përfundon aty, pasi brenda sekondës rrëzohet edhe tjetri dhe tërë hapësira mbulohet nga dokumentet.

Nuk dihet se çfarë problemi ka nxjerr ky veprim i ngathtë, apo sa kohë do të kalojë për ta kthyer gjendjen në normalitet. /Telegrafi/