Me afrimin e zgjedhjeve lokale, udhëheqësit aktual të komunave intensifikojnë përpjekjet për të përfunduar projektet infrastrukturore të nisura më herët. Por ata mohojnë se ky angazhim i shtuar, lidhet me 12 tetorin.
Zgjedhjet lokale po afrojnë e me to, edhe një valë e re punimesh në komunat e vendit.
Komunat janë aktivizuar në përfundimin e projekteve duke treguar rezultate në terren, nga asfaltimet deri tek ndërtimet dhe jo vetëm.
Në komunën e Obiliqit, rruga që lidh qendrën e qytetit me fshatin Mazgit ka mbetur në gjendje të mjerueshme për muaj të tërë gjersa pritet të përfundoj në një kohë të shkurtër.
Por operatorë të angazhuar njëkohësisht ka edhe për zgjerimin e rrugëve kryesore dhe përfundimin e katit të dytë të QKMF-së.
Por se një aktivizim i tillë ka të bëjë me afrimin e zgjedhjeve lokale, e mohojnë nga komuna.
”Jo jo, s’ka lidhje me zgjedhje, janë projekte madhore dhe dy vjeçare. Janë projektu vitin e kaluar, në periudhë dy vjeçare”, ka thënë Fatmir Berbatovci, Drejtor i Infrastrukturës në Obiliq.
I njëjti fluks vërehet edhe në kryeqytet, ku udhëheqësitë janë mobilizuar në disa projekte, siç është ai i tunelit të kurrizit, i përfunduar para disa ditësh, asfaltimi i rrugëve periferike e jo vetëm.
Por, ngjashëm edhe në kryeqytet, intensiteti i shtuar i punimeve, mohohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale.
”Angazhimi i Kryeqytetit ka qenë i pandalshëm dhe ka pas vazhdimësi në të gjitha sferat e jetës institcionale komunale, andaj nuk është aktivizimi apo dinamika si pasojë e zgjedhjeve lokale, por e punëve të planifikuara dhe atyre ad-hoc që lindin natyrshëm gjatë rrugës”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës.
Por mendim të njëjtë nuk gëzon opozita e kryeqytetit.
”Ky ritëm i papritur, për dikë që për vite me radhë është identifikuar më shumë me zvarritje e me ankesa, nuk është as rastësi e as ndonjë zgjim institucional. Është një kalkulim elektoral klasik, që më shumë i ngjan “kozmetikës së fundit” sesa vizionit afatgjatë për qytetin”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së.
Jo më ndryshe shprehen edhe organizatat monitoruese të cilat thonë se prapavija e intensifikimit mbetet politike e se efekti i saj, mund të ketë dy anët e monedhës.
”Në njërën anë, mund të rrisin përkohësisht përkrahjen për kryetarët aktualë përmes perceptimit të rezultateve të menjëhershme. Por, në anën tjetër, dëmtojnë besimin afatgjatë të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve”, ka thënë Mexhide Demolli, drejtoreshë e Lëvizjes FOL.
Zgjedhjet lokale mbahen të dielën e 12 tetorit, ndërsa fushata zyrtarisht fillon më 13 shtator./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

Tirana Bank shpallet “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

“Hape derën” - sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Afati për konstituimin e Kuvendit po skadon, Osmani takon Limajn

"Rrezik për sigurinë kombëtare" - caktohet paraburgim për Bojan Jevtiqin, i dyshuar për spiunazh

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

OVL e UÇK-së: Të formohen institucionet e reja, ose s’rrimë duarkryq

IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë