Punimet në “Enver Hadri” po avancojnë, Idrizi: Investim me rëndësi të madhe nga SHBA

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka vizituar sot Shkollën “Enver Hadri”, ku po vijon rikonstruimi i objektit shkollor.
Gjatë vizitës, ai është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve, planin dhe ekipet angazhuara, të cilat po punojnë me intensitet për përmbylljen e projektit, i konsideruar me rëndësi të veçantë për komunitetin shkollor.
Kryetari ka shprehur falënderim për Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM), e cila po financon këtë projekt, duke theksuar se investimi do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe personelin mësimdhënës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































