LAJMI I FUNDIT:

Punimet e rrugës dhe urës në Veternik drejt përfundimit

Punimet e rrugës dhe urës në Veternik drejt përfundimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se edhe pak kohë ka mbetur për rregullimin e rrugëve në Veternik të Prishtinës.

Derisa ka publikuar disa fotografi ku po zhvillohen punimet, ai ka thënë se mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda po punojnë për të hapur qarkullimin.


“Edhe pak. Veternik, 23 shkurt 2020. Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi”, thuhet në njoftim.

Punimet për zgjerimin e rrugës nacionale bashkë me urën për kyçje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në lagjen Veternik të Prishtinës kishin filluar në fund të muajit korrik.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nga qeverisja e kaluar kishin premtuar se kjo urë e cila mundëson qarkullimin nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës do të jetë e gatshme më 15 nëntor.