LAJMI I FUNDIT:

Punim shkencor për vijën kufitare Kosovë-Serbi: “Vaj halli për Kosovën”, thonë Bulliqi e Isufi (Video)

Punim shkencor për vijën kufitare Kosovë-Serbi: “Vaj halli për Kosovën”, thonë Bulliqi e Isufi (Video)

Profesorët e gjeografisë, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, janë duke punuar në një punim shkencor që ka të bëjë me kufirin Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, vet profesori Isufi.

“Nganjëherë po befasohemi me rezultatet të cilat po dalin. Nëse shkohet me këtë metodologji atëherë ‘vaj halli për Kosovën’”, ka thënë Isufi, duke shtuar se kjo metodologji e tërheqjes së vijave kufitare nuk i konvenon Kosovës në disa pjesë të caktuara meqë thotë se është e dëmshme.


Ky punim shkencor vjen pas atij që kishin nxjerrë verën e kaluar e që konstatonte se Kosova po humbte mbi tetëmijë hektar tokë në kufi me Malin e Zi.

Profesori thotë se nëse një marrëveshje e Demarkacionit ratifikohet mes dy shteteve, atëherë ajo nuk mund të rishikohet më. Prandaj, këtë që po e thotë politika se mund të rishqyrtohet, ai e quan mashtrim i radhës.