LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët shëndetësorë në grevë të përgjithshme më 25 nëntor, kërkojnë takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Latifi

Punëtorët shëndetësorë në grevë të përgjithshme më 25 nëntor, kërkojnë takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Latifi

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjten me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore 8 orësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe takim me Këshillin Drejtues të FSSHK dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.


“Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon: 1.Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës. 2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht t’i ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe 3. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se  “qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022”.

“FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori