Të pakënaqur me koeficientin e pagave, po dalin të jenë edhe sindikalistët e Shërbimit Korrektues. Ata thonë se si shkak i mos përmbushjes së premtimeve, të enjten do të organizojnë edhe protesta para Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2. Ata madje kërkojnë nga presidenti që të mos dekretojnë Ligjin për Paga, sepse si të tillë e quajnë diskriminues dhe “të fortëve”.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj në një intervistë me KosovaPress thotë se sindikalistët janë të zhgënjyer nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas tij, ky i fundit nuk e mbajti fjalën që u kishte dhënë.
Ku koeficienti nga 1,85 të lëviz në 2,2, mënyrë që të jenë të barabartë me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit.
“Ne kemi marrë premtim nga ana e ministrit, ku në një rast kishte thënë që nëse Shërbimi Korrektues nuk do të barazohet me Policinë e Kosovës, atëherë ne nuk do të nënshkruajmë, kështu decidivisht kishte thënë ministri. Mirëpo, tash nuk mbajt ky premtim. Ne jemi ndër të parët që kishim kundërshtuar këtë ligj, mirëpo nuk mundem me arrit qëllimin, ne nuk kemi protestuar më herët, që po del që është dashur të protestohet. Sikur zjarrfikësit që e arritën qëllimin, ne duke i besuar ministrit, i cili kohëve të fundit e ka pa gabimin e tij, ai u dal me premtime të cilat nuk e di sa kanë me qenë të sakta”, tha ai.
Të hënën sindikalistët kishin mbajtur edhe një protestë para Qendrës Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit si dhe të Sigurisë së Lartë.
E kësaj radhe, Sadikaj ka njoftuar se të enjten do të mbahet protestë para Qeverisë së Kosovës, duke marshuar drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.
“Sot isha në Polici dhe morra konfirmimin që të enjten në ora 11:00 deri në orën 12:00, të organizojmë një protestë të qetë të të gjithë qendrave korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës. Protesta do të mbahet para Qeverisë, mund të defilojmë deri tek sheshi”Zahir Pajaziti”, ashtu jemi marrë vesh edhe me Policinë. Protesta do të jetë e qetë dhe besoj që nuk do të ketë kurrfarë problemi, sipas premtimeve që i kemi marrë edhe nga stafi dhe qendrat e tjera korrektuese”, tha ai.
Ai tha se si staf i Shërbimit Korrektues, puna e tyre nuk është aspak e lehtë. Madje, ai ka kritikuar edhe ligjin që trajton këta punëtorë.
“ Shërbimi Korrektues nga ana e legjislacionit është shumë e mangë. Ne nuk kemi ligj të mirëfilltë të tonin, ne as udhëzim adminsitrativ nuk kemi. Ne trajtohemi me disa ligje, do të thotë kujt qysh i konvenon. Herë me ligj të shërbyesve civil. Herë me ligjin e punës, që ligji i punës është diskriminues për klasën punëtore. Ligji i punës është i favorshëm më tepër për sektorin privat, jo për ne. Edhe e kemi ligjin për sanksione penale, i cili nuk është komplet, për stafin shumë pak flitet aty”, ka shtuar ai.
Ai ka besuar që pas këtyre protestave do të reflektojë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Mes tjerash ka thënë se pret të kenë takim me të, që kërkesat e tyre të shkojnë edhe tek presidenti i vendit, që ky ligj që të mos dekretohet.
Si të tillë, ai e quajti Ligj të të “fortëve”, ku sipas tij bëhen diskriminime të mëdha. E në rast të mos zbatimit të kërkesave të tyre, Sadikaj ka treguar për KosovaPress, se si do të veprojnë.
“Siç dihet edhe më herët ne sindikata e Shërbimit Korrektues nuk kemi të drejtë greve, mirëpo presim nga ministri ose organet tjera gjegjëse të drejtorisë qendrore që të ketë reflektim për këtë punë dhe të përfundoj si është më së miri për të dyja anët”, ka përfunduar Sadikaj.
Kujtojmë se të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënaqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhen ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për një muaj janë djegur mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Malin Sharr
“Mund të mbeteni pa patentë shofer” – pas Ligjit të ri policia apelon vozitësit që të respektojnë rregullat e trafikut
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi