Rreth 9,500 punonjës të Amazon në Itali kanë hyrë në grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune në mes të një pandemie të coronavirusit.
Ulja e ngarkesës së punës, respektimi i normave shëndetësore gjatë pandemisë, pagesa e “kompensimit COVID-19”, rritja e pagave, të gjitha këto janë kërkesa të sindikatave Cgil, Cisl dhe Will.
“Punonjësit janë të rraskapitur”, drejtuesit e Amazonit i dorëzojnë 180 deri në 200 paketa në ditë, thanë sindikatat italiane në një deklaratë të përbashkët, raporton theguardian.
Klientët e Amazonit janë thirrur të mbështesin punonjësit që janë në grevë duke hequr dorë nga blerjet e tyre sot, sipas apelit të shoqatës së konsumatorëve, transmeton Telegrafi.
“Si është e mundur që kompania e njeriut më të pasur në botë nuk respekton as të drejtat themelore?” pyeti Nicola Fratoani, sekretari kombëtar i partisë së majtë Sinistra, e cila mbështet grevën.
Shitjet në internet u rritën pas mbylljes së dyqaneve për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Amazon tejkaloi 100 miliardë dollarë në xhiro për herë të parë në tremujor dhe fitimi i saj u dyfishua në tremujorin e katërt të vitit 2020 në 7.2 miliardë dollarë.
Grupi njoftoi hapjen e një qendre të re shpërndarjeje në veri të Italisë, me 900 vende pune, duke e çuar numrin e të punësuarve në Itali në 10,400.
Amazon punësoi 2,600 njerëz vetëm në Itali gjatë vitit 2020. Kompania deklaron se ka investuar më shumë se 5.8 miliardë euro që nga mbërritja në Itali dhjetë vjet më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë