LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e MKRS-së nga nesër në grevë, do të paraqesin kallëzim penal ndaj ministrit Yagcilar

Punëtorët e MKRS-së nga nesër në grevë, do të paraqesin kallëzim penal ndaj ministrit Yagcilar

​Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Ky i fundit dje mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidentit, për çka punëtorët e kësaj ministrie njoftuan se do të ushtrojnë kallëzim penal për shkak të këtij vendimi, dhe që nga nesër do të jenë në grevë për të kundërshtuar atë.

Kryetari i Sindikatës së MKRS-së, Labinot Berisha tha se ky vendim është i jashtëligjshëm, dhe që nga nesër ministria do të jetë e bllokuar totalisht.


“Arsyeja që sot ju kemi thirr është që të bëjmë me dije publikisht që këta njerëz, të cilët e kanë marrë një vendim të tillë janë totalisht të papërgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm për institucionet e Republikës së Kosovës. Ne kemi thënë që çfarë do vendimi që merret në këto rrethana, pasi që jemi në fundvit të vitit fiskal, është e dëmshme për MKRS-në, për të vetmen arsye, sepse ne do ta bojkotojmë punën. Neve jo që kemi dashur të bojkotojmë punën, dhe jo rastësisht edhe sot nuk e kemi bojkotuar me qëllim që t’i japim mundësi të funksionojnë aq sa kemi mundësi. Mirëpo, ju sigurojmë që prej nesër ministria do të jetë e bllokuar totalisht në gjitha funksionet, organet e ministrisë do të paralizohen. Ne kemi informacione që do të kërkohet ndërhyrja e dhunshme, mirëpo ne nuk dëshirojmë një gjë të tillë t’i ndodhë këtij institucioni”, tha ai.

Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi tha se ky vendim i Yagcilar është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, për çka tha se do të kërkojnë edhe pezullim. Investimet për nevojat e Presidencës në këtë objekt sipas tij parashihet të jenë 15 milionë euro.

“Ne do të përgatisim kallëzim penal ndaj ministrit, për shkak se kjo vendimmarrje shkakton pasoja direkte në buxhet. Këto pasoja janë që investimi për nevojat e presidencës në këtë objekt parashihet të jetë në masën 15 milionë euro, dhe qiratë e objekteve private ku do të vendosen dy ministri që është rrjedhim i veprimeve të kundërligjshme. Kostoja për buxhetin e shtetit është 1 milion e 200 mijë euro në vit pagesa të qirave vjetore, dhe ky është një dëm me qëllim i konsiderueshëm në buxhetin e shtetit edhe në vet funksionalitetin e MKRS-së”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, Bislimi ka njoftuar se greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori