LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Llamkosit do të protestojnë nëse nuk u paguhen pagat deri në fund të shkurtit

Punëtorët e Llamkosit do të protestojnë nëse nuk u paguhen pagat deri në fund të shkurtit

Punëtorët e fabrikës së Llamkosit në Vushtrri, janë duke pritur pagesën e 10 pagave të mbetura borxh nga administratori i fabrikës së Llamkosit.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragip Hasani, ka treguar se blerësi i fabrikës ka paguar privatizimin e saj por sipas tij, administratori nuk u ka paguar pagat punëtorëve.

“Ju informoi se ofertuesi i dytë për privatizimin e Llamkosit, e ka paguar blerjen e fabrikës, por punëtorëve nuk u janë paguar 10 paga në vlerë prej 750 mijë eurove nga administratori i fabrikës”, tha ai.


Hasani ka treguar se ata si Sindikatë i kanë njoftuar punëtorët për gjendjen në të cilin gjenden.

“Sot jemi takuar me punëtorët i kemi njoftuar se pronari i ri i fabrikës së Llamkosit, Avdulla Kelmendi, ka bërë pagesën për privatizimin e saj. Punëtorët vendosen që nëse nuk kryhet pagesa e pagave të mbetur borxh nga administratori i fabrikës deri më 27 shkurt, atëherë nga data 28 shkurt do të futemi në protesta”, ka treguar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragip Hasani.

Fabrika e Llamarines është shitur për 4.8 milionë euro, ndërsa dikur kishte rreth 500 të punësuar kurse aktualisht ka rreth 300 punëtorë të cilët kërkojë që sa ma parë të fillojë prodhimi në fabrikë.

Ndryshe, privatizimi i fabrikës së Llamarinës në Vushtrri ka dështuar edhe herë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori