LAJMI I FUNDIT:

Punëtoret e KEK-ut protestojnë më 1 Maj

Punëtoret e KEK-ut protestojnë më 1 Maj

Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK), Nexhat Llumnica, ka ftuar qytetarët që më 1 Maj të dalin dhe të protestojnë  për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Llumnica ka thënë se në protestën e 1 Majit do të kërkohet ngritja e pagës minimale, sigurimi shëndetësor, respektimi i ligjit të punës e të tjera kërkesa.


“Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Kosovës, sot më shumë se kurrë duhet të ngrisim zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Të Protestojmë më kërkesat e shumta si: Ngritja e pagës minimale, sigurimin shëndetësor, respektimin e ligjit të punës, aprovimin e marrëveshjes kolektive, njohja e sëmundjeve profesionale që i marrin nga vendi i punës, paga të dinjitetshme, çrrënjosjen e dukurive negative në vend, kundër korrupsionit dhe nepotizmit e shumë padrejtësive tjera që janë evidente në Kosovë, të gjithë punëtorët dhe qytetarët e pakënaqur duhet të protestojnë fuqishëm kundër gjithë këtyre të këqijave që po ndodhin në vendin tonë”, ka shkruar ai në profilin e tij, në Facebook, transmeton Telegrafi.

Postimi i  plotë:

Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Kosovës, sot më shumë se kurrë duhet të ngrisim zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Të Protestojmë më kërkesat e shumta si: Ngritja e pagës minimale, sigurimin shëndetësor, respektimin e ligjit të punës, aprovimin e marrëveshjes Kolektive, njohja e sëmundjeve profesionale që i marrin nga vendi i punës, paga të dinjitetshme, çrrënjosjen e dukurive negative në vend, kundër korrupsionit dhe nepotizmit e shumë padrejtësive tjera që janë evidente në Kosovë, të gjithë punëtorët dhe qytetarët e pakënaqur duhet të protestojnë fuqishëm kundër gjithë këtyre të këqijave që po ndodhin në vendin tonë.

Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, 1 Maj është dita ma e favorshme të shprehim pakënaqësinë ndaj mospërfilljes së drejtave tona të ligjshme të punës dhe kundër varfërisë.

Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që së bashku ti themi STOP Mbylljes së vendeve të punës, STOP injorancës ndaj punëtorëve, STOP neglizhencës dhe mos respektimit të ligjit të punës dhe marrëveshjes kolektive etj.

Më një 1 ta mbushim sheshin plotë!

NUK DUROJMË DOT MË!

Më respekt  /Telegrafi/