Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, të shtunën kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional.
Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se tërheqja e një pjese të Trustit është më se nevojshme në këtë kohë.
Ai duke iu bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të kalohet ky projektligji, i cili mundëson tërheqjen e 10% të kursimeve, ka paralajmëruar edhe protesta të tjera.
“Kërkesa jon ka qen permanente që nga fillimi i projektligjit që ka hyr edhe trusti në atë projektligj, ne kemi kërkuar që të miratohet ligji për Trustin, për një pjesë së tërheqjes së Trustit, për arsye se janë kohë shumë të vështira dhe gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike… I bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të kalon ligji për tërheqjen e një pjese të Trustit, për arsye se kur po kanë interesa të veta personale ata po din të bëhen bashkë dhe të votojnë… Sot ishte vetëm një protestë simbolike, mirëpo herëve tjera nuk besoj se do të jetë kështu”, ka thënë ai, raporton KP.
Të njëjtin mendim ndan edhe ish sindikalist i punëtorëve të KEDS, Rashit Gashi.
“Kom dal që të përkrahi Sindikatën e re të KEK-ut, si një i papunë por mbi 13 vite kontribut dhënës në Trustin Pensional të Kosovës. Këto mjete janë më së të nevojshme për mirëqenien e secilit qytetar, e aq më shumë për neve që punojmë në institucione tjera publike-private, e që nuk e kemi pasur ndihmën e Qeverisë”, ka thënë ai.
Në përkrahje të kësaj proteste, ishte edhe Kryetari i Shoqatës Termocentrali Kosova B, Muharrem Gashi, i cili ka thënë se deputetet duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të kalon ligji për tërheqjen e një pjese të Trustit.
Qeveria Hoti ka propozuar që në Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional. Megjithatë, projektligji s’ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert