LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it nesër në protestë

Punëtorët e KEDS-it nesër në protestë

Vendimi për largimin e shtatë punëtorëve nga KEDS, sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, ka marrë vendim që të martën të mbahet protestë në Mitrovicë.

Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro Kosova – FSPE”, ka njoftuar se me datë 10 prill 2018 do të mbajnë një protestë një orëshe para ndërtesës së KEDS-it në Mitrovicë.


“Ju njoftojmë se nesër me datë 10.04.2018 , punëtorët e larguar nga KEDS në Mitrovicë dhe të përkrahur nga Federata e Sindikatave të Pavarura ELEKTROKOSOVA-FSPE do të mbajnë një protestë një orëshe para ndërtesës së KEDS-it në Mitrovicë me fillim nga ora 08:30 deri në ora 09:30. Arsyeja e Protestës është shkëputja përkatësisht mos vazhdimi i kontratave të punës! Gjatë protestës do të bëhen  publike edhe shkeljet që i kanë bërë KEDS-it përmes një baneri dhe hapat e më mëtutjeshëm sindikal në mbështetje të këtyre punëtoreve! Konferenca për media do të filloj nga ora 09:00!”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/