Punëtorët e aeroportit të Pitsburgut gjejnë diamantin që ra nga unaza e një udhëtareje
Punonjësit e mirëmbajtjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Pittsburghut ndihmuan një udhëtare të gjejë një diamant të humbur.
April Schmitt, pas një udhëtimi pune në Los Angeles, vuri re se i mungonte diamanti i unazës së fejesës, përcjell Telegrafi.
Gjatë marrjes së valixhes nga karuseli i bagazheve, ajo humbi gurin e çmuar.
Pas kërkimeve të stafit teknik të aeroportit, që përfshinin edhe heqjen e paneleve të karuselit, diamanti u gjet pas rreth katër orësh.
April u njoftua menjëherë dhe u kthye për ta marrë gurin e çmuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























