“Mendoj se është një atmosferë me energji pozitive gjatë këtyre ditëve. Edhe vetë e kam aranzhuar vizitën këtyre ditëve në Kosovë. Është normale ta kuptosh se kjo lojë ka një simbolikë të veçantë, thyes të izolimit të sportit të Kosovës, në veçanti për futbollin. Proceset janë duke shkuar në bazë të planeve që kam pasur, ftesa dhe kontakte me lojtarët, pjesë e organizimin të fushës, ndeshjes dhe vendosjes së skuadrës. Në këtë moment jemi në parapërgatitjet finale.

Dje isha në stadiumin ‘Adem Jashari’, për ta parë gjendjen e fushës, ndërsa sot do të shkojë në stadiumin e KEK-ut dhe Flamurtarit për të parë gjendjen e fushës për mundësinë për të zhvilluar parapërgatitjet për lojë. Mbrëmë kishim edhe një takim me shtabin teknik, ku biseduam për proceset e organizimit dhe ndarjen e përgjithësive”, ka thënë Bunjaku për “Kosovapress”. Ai ka folur edhe për kundërshtarin e 5 marsit.


“Kam informata dhe i kam parë disa lojëra të mëhershme. E di se ka një trajner të ri. Është një kundërshtar jashtëzakonisht i mirë dhe do të jetë një kundërshtar që më të vërtetë ka vlera dhe që duhet ta respektojmë, sepse duhet shikuar rezultatet e vitit të kaluar kundër Italisë dhe Spanjës”, shtoi ai. Bunjaku do të bëjë të ditur listën anti- Haiti më 2 mars, e cila në tërësi pritet të përbëhet nga lojtarët që luajnë jashtë, duke lënë pak hapësirë për ata vendorë. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app