Në tregun e Kosovës nuk ka krijim të vendeve të reja të punës, por vetëm lidhje kontratash me punëtorët që nuk i kanë pasur ato, thonë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve (BSPK) dhe profesorë të ekonomisë.
Qeveria aktuale e Kosovës, e cila më 22 mars ka shënuar vitin e parë në pushtet, ka thënë se në periudhën shtator 2020 – shtator 2021 “janë regjistruar mbi 25 mijë vende të reja pune”.
Të dhënat e saj, në njëfarë mënyre, mbështeten edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës, sipas së cilës, numri i të punësuarve në sektorin privat gjatë gjithë vitit 2021 është rritur në mbi 286 mijë – nga mbi 255 mijë sa ka qenë vitin paraprak.
Por, kryetari i BSPK-së, Jusuf Azemi, këmbëngul se këto shifra nuk janë reale. Sipas tij, ekziston vetëm mundësia që disa biznese t’iu kenë dhënë kontrata punëtorëve që nuk i kanë pasur ato, për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nga COVID-19.
“Nuk e besoj se janë krijuar 25 mijë vende pune, sepse, në të njëjtën kohë, kanë mundur të largohen nga puna 30 mijë punëtorë të tjerë. Kjo është shqetësuese për ne. Pastaj, një numër i punëtorëve kanë qenë duke punuar [pa kontrata] dhe bizneset i kanë futur në sistem të pagave, për shkak se Qeveria e Kosovës i ka stimuluar ato që t’i formalizojnë punëtorët”, thotë Azemi.
Pakoja – me vlerë prej 420 milionë eurosh – është ndarë nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2021, për t’i ndihmuar bizneset të adresojnë humbjet e pësuara nga pandemia.
Në kuadër të kësaj pakoje, Qeveria e Kosovës ka ndarë në muajin gusht 15 milionë euro për rikthim në punë të punëtorëve që kanë humbur vendin e punës gjatë COVID-19, për të mbështetur të punësuarit e formalizuar, sikurse edhe punësimin e grave.
Me këtë pako, punëdhënësi ka përfituar mbështetje prej 10 për qind të pagës së punëtorit deri në qershor të vitit 2022, ndërsa punëtori ka përfituar mbështetje prej 50 eurosh për tre muaj radhazi.
Kryeministri Kurti, ka thënë se vetëm nga aplikimet e bëra për përfitime nga Pakoja e Ringjalljes, del që numri i punëtorëve të formalizuar, apo të regjistruar, ka arritur në 10 mijë.
“Prej shtatorit të vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021 janë 25,200 më shumë vende pune të regjistruara – prej të cilave, mbi 10 mijë janë rezultat i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, ka thënë Kurti.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bizneset kanë hapur vende të reja të punës, por një numër të konsiderueshëm të tyre e përbëjnë punëtorët që kanë qenë duke punuar, e që kontratat i kanë marrë rishtas.
Rukiqi nuk jep ndonjë vlerësim se sa punëtorë të rinj mund të jenë punësuar gjatë vitit 2021.
Gërxhaliu: Nuk janë hapur fabrika që do të rrisnin numrin e të punësuarve
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu pajtohet se Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka dhënë rezultate në formalizimin e punëtorëve, por vende të reja pune, sipas tij, nuk ka pasur.
“Këtu ka formalizim të punëtorëve, sepse në Kosovë nuk është hapur ndonjë fabrikë që ka punësuar 200 veta, nuk ka dhjetë fabrika që kanë punësuar nga 100 veta, por nuk janë hapur as njëzet fabrika të reja që i kanë punësuar nga 50 veta”, thotë Gërxhaliu.
Deklarimi ose formalizimi i punëtorëve bëhet në ATK, e që automatikisht kalon edhe në Fondin e Kursimeve Pensionale (Trusti).
Mbi 45 mijë kontributpagues të rinj në Trustin e Kursimeve Pensionale
Zyrtarë të ATK-së nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa ka qenë numri i punëtorëve të formalizuar gjatë vitit 2021. Por, nga Trusti i Kursimeve Pensionale kanë konfirmuar për REL-in se, vitin e kaluar, janë regjistruar më shumë se 45 mijë kontributpagues të rinj.
Sa i përket shifrës së fundit, Gërxhaliu thotë se në të ka ndikuar angazhimi i përkohshëm i vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që janë mbajtur vitin e kaluar.
“Të punësohen 45 mijë persona të rinj gjatë një viti, do të ishte mrekullia më e madhe që do t’i ndodhte Kosovës”, thotë ai.
Vitin e kaluar, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe dy runde të zgjedhjeve lokale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në parlamentaret kanë qenë të angazhuar rreth 25 mijë persona, ndërsa në ato lokale 37 mijë. KQZ-ja nuk ka dhënë ndonjë informacion se sa prej këtyre personave janë regjistruar në ATK dhe rrjedhimisht në Trust.
Pavarësisht shifrave që jepen për rritjen e numrit të të punësuarve, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), që përfshijnë tremujorin e parë të vitit të kaluar, flasin për 25.8 për qind papunësi.
Megjithatë, sipas ASK-së, numri i punëkërkuesve në të gjitha komunat e Kosovës gjatë vitit 2021 ka rënë në mbi 122 mijë nga më shumë se 165 mijë sa ka qenë në vitin 2020. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës