Në dhjetor të vitit 2014 PDK e Hashim Thaçit me LDK-në e Isa Mustafës nënshkruan marrëveshjen e bashkëqeverisjes për vitet 2014-2018.
Ky koalicion në fushatë elektorale dhe në fillim të mandatit të tij premtoi shumë vende pune për kosovarët, por sipas njohësve të ekonomisë ende nuk po shihen aktivitete ekonomike të qeverisë të cilat do të mund të përmbushnin premtimin e dhënë gjatë fushatës elektorale për krijimin e qindra vendeve të reja të punës
Madje premtimet për 200 mijë vende të reja, analistët po i shohin vetëm si premtime elektorale dhe të parealizueshme nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë në Kosovë, Ibrahim Rexhepi, ka thënë për Gazetën fjala se qeveria e tanishme ka dështuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për investime dhe punësim.
“Qeveria nuk hap vende pune, por krijon ambient për zhvillim, rritje ekonomike dhe përmirësim të gjendjes sociale përmes punësimit dhe programeve të tjera. Këto, asnjërën nuk i ka arritur kjo qeveri”, ka thënë ai.
Rexhepi thekson se mosfunksionim i shtetit, gjykatave, korrupsioni, shantazhet si dhe informaliteti ndikon drejtë për së drejti në investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Qeveria ka dështuar në përmirësimin e ambientit për biznes për siguri më të madhe për investimeve, si edhe për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë te institucionet shtetërore”, thotë ai.
Ndërkohë që qytetarët e Kosovës edhe këtë vit po vazhdojnë të kërkojnë punë. Madje numri i tyre duket se do të jetë goxha i madh. Vetëm brenda një muaji e gjysmë, zyrave të punësimit i kanë mësyrë rreth 3 mijë persona të dy gjinive. “Për më pak se dy muaj në zyrat e punësimin në të gjithë territorin e Kosovës janë lajmëruar 2 mijë e 911 persona punëkërkues. Nga ky numër i përgjithshëm rreth 1176 punëkërkues i takojnë gjinisë femërore”, ka thënë për Gazetën Fjala, Musa Demiri, zëdhënës në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Derisa, nga ky numër gjysma e tyre del të jenë femra.
Qeveria po i varfëron qytetarët
Ndërkohë që zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur se shteti ka dështuar në premtimet e dhëna për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të një ambienti më të mirë ekonomik.
Zëdhënësi i kësaj lëvizje, Adonis Tahiri ka thënë për Gazetën Fjala se planifikimi ekonomik i qeverisjes Mustafa-Thaçi është planifikim i cili varfëron më shumë qytetarët.
“Doli që Qeveria e Kosovës të jetë mjet i Serbisë për realizimin e interesave të veta politike dhe ekonomike brenda Kosovës. Në vend se të merret me rritjen e prodhimit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të reja të punës ajo negocion me Serbinë”, thotë Tahiri.
Sipas tij në Kosovë nuk mund të ketë punësime përderisa nuk krijohet ambient i sigurte për investitorët. “Derisa në vend do të ketë krim të organizuar, korrupsion, si dhe përqindja që duhet ta japin tek klanet e pushtetarëve, nuk do të ketë punësime”, ka shtuar ai.
Ndërkohë që Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane shprehet se gabimet në premtimet mbi punësimin në Kosovë janë shumë-palëshe dhe shumë-dimensionale, por që natyrisht barra më e rëndë e përgjegjësisë bie mbi të gjitha Qeveritë, posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së vendit. “Mungesa e një strategjie nacionale zhvillimore, ngathtësia në reduktimin e burokracisë, perceptimi i keq për korrupsionin që vendi i ka ndërtuar vetes ndër vite dhe aq më keq mungesa e përpjekjeve për eliminimin e tij, sundimi i dobët i ligjit dhe mosfunksionimi i gjykatave janë disa prej aspekteve që e kanë përcjellë vendin gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë ditë më parë Arian Zeka në një intervistë për Gazetën Fjala.
Ndryshe, papunësia në Kosovë ende mbetet alarm për institucionet e saja.
Të dhënat që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë, thuhej se gati gjysma e popullatës e aftë për punë, apo 44.9 për qind, janë të papunë. Kurse 55 për qind llogaritet papunësia tek të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç
Shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë Kosovën e ka përcjellë që nga përfundimi i luftës së fundit.
Ndërkaq, pikërisht situata ekonomike ka qenë një nga arsyet që Kosova, në fund të vitit të kaluar është ballafaquar me rritjen e migrimit të qytetarëve të saj, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!