LAJMI I FUNDIT:

Punësimet politike nga komunat i shpenzojnë shtetit miliona euro

Punësimet politike nga komunat i shpenzojnë shtetit miliona euro

Qindra punëtorë janë punësuar nëpër komunat e Kosovës me kontrata të veçanta pa përfillur procedurat e parapara me ligj për rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Për pagat e tyre çdo vit nga buxheti i shtetit shpenzohen miliona euro. Në bazë të të dhënave zyrtare Komuna e Prishtinës edhe më tutje vazhdon të jetë kampion i punësimeve të punëtorëve me kontrata të veçanta.


Shuma të konsiderueshme të parave të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për pagat e punëtorëve me kontrata të veçanta, e të cilët janë punësuar nëpër komunat e Kosovës pa i përfillur procedurat e parapara ligjore për rekrutimin e punëtorëve të rinj.

Në bazë të të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) shihet qartë se Komuna e Prishtinës prin dukshëm me numër të punëtorëve me kontrata të veçanta në raport me komunat tjera të Kosovës.

Pas Prishtinës prin Komuna e Ferizajt, pastaj ajo e Gjilanit, e Kamenicës e kështu me radhë.

Komuna e Prishtinës, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, edhe më tutje vazhdon të jetë kampion i punësimeve të punëtorëve me kontrata të veçanta.

Gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në këtë komunë janë angazhuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta, që paraqet një numër të reduktuar nga viti i kaluar (276).

Sipas ZKA-së, me rastin e përzgjedhjes së këtyre individëve nuk ishin zbatuar procedura të thjeshtësuara të rekrutimit. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori