Komuna e Lipjanit gjatë ditëve të fundit ka rekrutuar së paku dy zyrtar të lartë në pozita të ndryshme. Njëri prej të punësuarve (L.Q) deri më tash kishte një pozitë politike brenda komunës, ndërkohë ai është sistemuar me konkurs të rregullt si zyrtar për të drejta dhe integrim të komuniteteve. Ndërkaq një punësim tjetër është bërë në Qendrën për Punë Sociale në sektorin e asistencës sociale.

Këto punësime kanë nxitur reagime të ashpra të opozitës në Lipjan.


Lidhur me këtë ka reaguar edhe shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së në Lipjan Arsim Jashari, i cili këto dy konkurse i ka cilësuar si të manipuluara. Po ashtu reagime ka pasur edhe nga subjekti tjetër opozitar Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan.

Valenton Amerllahu, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka thënë se ekzekutivi komunal e “Rehatoi” edhe një person të afërt politikisht i cili deri më tash kishte pozitën e nënkryetarit të dytë të Komunës për komunitete.

Ai tashmë është punësuar si zyrtar për të drejta dhe integrim të komuniteteve.

“Kryetari i Komunës punëson nënkryetarin në administratë në fund të mandatit, duke ngritur dyshime serioze për qëllimet e këtyre veprimeve. Kjo nuk është hera e parë që në Komunën e Lipjanit vërehet një tendencë për të sistemuar njerëz të afërt, familjarë apo bashkëpunëtorë të ngushtë në pozita publike, sidomos në prag të përfundimit të mandatit. Kjo praktikë jo vetëm që e minon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por krijon edhe një precedent të rrezikshëm për keqpërdorim të pushtetit dhe kapje të administratës nga interesat personale e partiake. Është koha që institucionet përkatëse dhe vetë qytetarët të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për këto veprime”, ka thënë Amerllahu.

Ndërkaq, Arsim Jashari nga PDK-ja, ka thënë se kur flitet për integritet institucional dhe drejtësi në përzgjedhjen e stafit publik, është e papranueshme që ende po përjetojmë praktika të tilla të shkeljes së rënde të procedurave ligjore dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, që përbëjnë vepra penale të mirëfillta.

Sipas tij në një konkurs të fundit për një pozitë të lartë në sektorin e Asistencës Sociale, janë evidentuar parregullsi serioze, të cilat nuk mund të heshtën”, ka thënë Jashari.

Jashari, ka sqaruar se një anëtare e komisionit vlerësues ishte në lidhje të drejtpërdrejtë familjare me një nga kandidatët në garë, që sipas Jasharit bëhet fjalë për një raport të afërt familjar që e vendos këtë situatë në konflikt të pastër interesi.

“Ky person ishte pjesë e komisionit deri në përfundimin e testit me shkrim, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në fazën vendimtare të vlerësimit fillestar. Në ditën e testit me gojë, vetëm pesë minuta para fillimit të intervistave, kjo anëtare u zëvendësua në mënyrë të menjëhershme – ndonëse ishte e pranishme fizikisht në institucion dhe në vendin e punës. Zëvendësimi u bë pa asnjë arsyetim zyrtar, duke dëshmuar se veprimi u ndërmor vetëm pasi u identifikua konflikti i interesit, i cili në fakt ka ekzistuar që në fillim të procesit. Ky ndryshim i papritur u bë për ta shmangur përgjegjësinë ligjore dhe për të maskuar shkeljen tashmë të kryer”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, me largimin e kësaj anëtareje, komisioni mbeti pa përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale (QPS) – një kriter i përcaktuar qartë në legjislacionin në fuqi, i cili nuk është respektuar.

“Kjo përbën cenim të rëndë të rregullave të përbërjes së komisionit dhe e bën të gjithë procesin të paqëndrueshëm ligjërisht. E vërteta është kjo: Kandidatja që është emëruar në pozitë të lartë brenda sektorit të Asistencës Sociale, është anëtare e kryesisë së LDK-së në Lipjan”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Valenton Amerllahu, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka thënë se ekzekutivi komunal e “rehatoi” edhe një person të afërt politikisht i cili deri më tash kishte pozitën e nënkryetarit të dytë të Komunës për komunitete.

Ai tashmë është punësuar si zyrtar për të drejta dhe integrim të komuniteteve.

“Kryetari i Komunës punëson nënkryetarin në administratë në fund të mandatit, duke ngritur dyshime serioze për qëllimet e këtyre veprimeve. Kjo nuk është hera e parë që në Komunën e Lipjanit vërehet një tendencë për të sistemuar njerëz të afërt, familjarë apo bashkëpunëtorë të ngushtë në pozita publike, sidomos në prag të përfundimit të mandatit. Kjo praktikë jo vetëm që e minon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por krijon edhe një precedent të rrezikshëm për keqpërdorim të pushtetit dhe kapje të administratës nga interesat personale e partiake. Është koha që institucionet përkatëse dhe vetë qytetarët të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për këto veprime”, ka thënë Amerllahu.

Në anën tjetër, deri në momentin e raportimit, komuna e Lipjanit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/