Miliona gjermanë u mësuan dhe e duan punën nga zyra “shtëpi”. Shumë ndërmarrje do ta ofrojnë këtë mundësi edhe pas pandemisë COVID-19. Por ky është një megatrend me dritëhije.
Jeta e punës do të jetë ndryshe edhe pas pandemisë. Sidomos ndërmarrjet e mëdha do të jenë të gatshme të fusin procese pune më fleksibël, si për shembull SAP.
Gjiganti i softwareve do t’ua lerë tërësisht në dorë të punëmarrësve në të ardhmen, nëse ata duan të punojnë nga shtëpia, në ambiente të tjera apo në zyrë.
“Ne duam t’ua lemën vendimin punonjësve tanë”, thotë një nga kryemenaxheret e koncernit, Julia White.
Kurse më 1 qershor, koncerni Walldorf, dërgoi një e-mail të posaçëm për 100 mijë punonjësit e tij dhe premtoi “si normë jo si përjashtim një vend pune 100 për fleksibël dhe të bazuar në mirëbesim”.
Truk tërheqës për talentet – jo për çdokënd e përshtatshme
Kjo mënyrë e re e qëndrimit ndaj punës krijon një avantazh edhe për të tërhequr talentet e reja, thekson anëtarja e bordit të SAP, Julia White, e cila në mars kaloi në SAP dhe procesin e intervistimit dhe aplikimit e zhvilloi të gjithin online.
“Nuk kam takuar asnjë person. Si nënë që e rris fëmijën vetëm, e di se sa e rëndësishme është që të mund të punosh me fleksibilitet”, thotë White.
Megjithatë edhe në ndërmarrjet e teknologjisë digjitale jo të gjithë punonjësit duan të heqin dorë nga zyra. Sepse vendimtare për një punë të suksesshme në kushte shtëpie është ambienti i banimit, jo edhe aq lloji i punës. Ky është rezultati i një sondazhi të gjerë të zhvilluar nga Universiteti Teknik i Darmstadtit, për shanset dhe rreziqet e punës nga shtëpia. Sepse aty ku ka fitues ka edhe humbës. Rezultatet e studimeve të Darmastadtit e kalojnë këtë, ato paralajmërojnë, që futja në mënyrë të gjerë e punës nga shtëpia, ka potencialin të përçajë shoqërinë.
Ajo që para pandemisë ishte një privilegj i një pakice mes të punësuarve në Gjermani, është kthyer në kohët e kufizimeve të vazhdueshme në fenomen masiv. Por jo të gjithë bëhen të lumtur nga puna në shtëpi. Në apartamente banimi të vegjël, gjetja e ekuilibrit mes punës digjitale, kujdesit për fëmijët apo detyrave të shtëpisë për fëmijët më të rritur mund të kthehet në stres të vazhdueshëm. Nëse dikush nuk ka as edhe një dhomë të posaçme pune, dhe kthen kuzhinën, dhomën e gjumit apo të ditës në zyrë pune, e rrit nivelin e stresit.
Të dhëna përfaqësuese
Si dhe ku punohet nga shtëpia? Si e perceptojnë punëmarrësit punën në shtëpi? Sa produktive është puna nga shtëpia dhe çfarë është vendimtare për suksesin e saj? Në tre raunde sondazhesh në qershor, gusht dhe tetor iu përgjigjën pyetjeve rreth 952 të punësuar. Sipas Universitetit të Darmstadtit të përzgjedhurit përfaqësojnë në formë të përgjithshme të punësuarit në zyra në Gjermani.
Rezultatet e studimit nxjerrin një pamje të diferencuar. Ato tregojnë se, realiteti i punës në shtëpi dhe perceptimi i saj në shoqëri dallojnë nga njëri-tjetri. Që para pandemisë punonin më shumë njerëz nga shtëpia, se sa mendohej. Dhe tjetra është se, puna mendore në masë të madhe mund të bëhet më shumë nga shtëpia. Më shumë se një e treta e të punësuarve po ashtu thanë, se janë më pak produktiv se sa kur punojnë në zyra. Sa më shumë përvojë mblodhën të pyeturit për këtë gjatë vitit 2020 aq më e qartë u bë ky konkluzion.
Situata e banimit faktori kryesor
“Si banojnë njerëzit të thotë shumë për atë nëse mund të punojnë me sukses nga shtëpia apo jo. Situata e banimit është më domethënëse, se lloji i punës apo numri i fëmijëve”, thotë Andreas Pfnür, drejtues i Sektorit të Studimeve të Ekonomisë së Patundshmërive dhe Ndërtimit në Universitetin e Darmstadtit.
Nuk e prisnim këtë, thotë Pfnür. Sa më të kënaqur ishin punëmarrësit me situatën dhe kushtet e shtëpisë aq më të kënaqur e produktivë ishin ata në punë. Sipas studimit, jo vetëm ata që kanë apartamente të mëdha apo dhoma pune janë më të kënaqur me punën në shtëpi. Edhe të punësuarit me rroga të larta dhe përvojë të gjatë pune punojnë me dëshirë nga shtëpia.
Më shumë ankohen ata që janë beqarë apo punonjës të rinj që kanë apartamente më të vogla. Ata flasin për izolim, dhe se u mungon shkëmbimi me kolegët në zyra.
“Ndërveprimi i drejtpërdrejtë sociale me kolegët mundësia për të mësuar nga më të moshuarit, dhe shanset e karrierës janë më pak prezente nga puna në shtëpi”, thotë Pfnür.
Për më të rinjtë mungon një pjesë e identifikimit me punën.
Puna nga shtëpia si simbol statusi
Studimi tregon, se puna e zyrës jo në çdo rast mund të transferohet në shtëpi dhe se zyrat ende do të ekzistojnë. Studiuesit arritën në përfundimin, se për punë nga shtëpia duhet të krijohen kushtet e caktuara – si për shembull pajisja e duhur për punën në shtëpi.
“Pa një proces ndryshimi aktiv atëherë të dhënat empirike të studimit do të kenë edhe më shumë efekt”, thotë eksperti Pfnür.
Sipas tij, puna nga shtëpia do të ketë pasoja sociale, nëse nuk kundërveprojnë punëdhënësit dhe shteti.
“Puna nga shtëpia hap rrugën e një shoqërie me dy klasa për të punësuarit në zyra”, paralajmëron Pfnür.
Nga njëra anë të punësuarit me punë interesante, që jetojnë mirë në apartamente komode, nga ana tjetër personat në situatë më të vështirë banimi që vuajnë në shtëpi dhe janë më pak të suksesshëm.
“Puna nga shtëpia është kështu në rrugën e kthimit në një simbol statusi për ata që janë fitues të botës së re të punës”, përfundon ai. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Ben-u-ron zgjedhja e duhur e cila largon dhimbjet e padëshiruara të gripit dhe ftohjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian