LAJMI I FUNDIT:

Puna më e rrezikshme në botë, shkojnë në fushëbeteja e kthehen në arkivol – nuk kanë zgjedhje tjetër vetëm se t’i bashkohen forcave afgane të sigurisë (Foto/Video)

Puna më e rrezikshme në botë, shkojnë në fushëbeteja e kthehen në arkivol – nuk kanë zgjedhje tjetër vetëm se t’i bashkohen forcave afgane të sigurisë (Foto/Video)

Janat Bebe ka dërguar djalin dhe dy nipat e saj në Policinë nacionale të Afganistanit për të luftuar kundër talibanëve, raporton New York Times.

Që të tre gjatë vitit të kaluar ia kanë kthyer në arkivol, kurse janë varrosur në kodrat e larta të fshatit të tyre, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për fshatin Shemal me vetëm 300 banorë, që ka humbur rreth 60 policë e ushtarë në betejat e ashpra që janë zhvilluar.

“Nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm se t’ju bashkohen të tjerëve, pasi ne këtu nuk mund të fitojmë kafshatën e gojës në mënyra tjera”, ka deklaruar Janat Bebe, të cilës djali dhe nipat i kanë lënë 17 fëmijë, për të cilët ajo duhet të kujdeset, t’i ushqej, veshë e shkollojë.

Numri i viktimave të luftës në Afganistan dita ditës rritet me shpejtësi të madhe, vetëm gjatë muajve të kaluar kanë humbur jetën 30 deri në 40 persona në ditë.

Afganistani ka përjetuar 40 vite luftëra, kurse çdo vdekje e re konsiderohet si katastrofë. Bisedimet për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve kanë ringjallur shpresën që luftës mund t’i vjen fundi.

Megjithatë, prindërit sikur Bebe dhe Shen Gul, (70-vjeç) që ka humbur dy djemtë në betejat me talebanët në pjesën veriore të Afganistanit, janë skeptikë nëse paqja do të mund të sjell siguri në vendin e tyre.

Ata vazhdimisht pyesin se si do të mbijetojnë nga pagat e familjarëve të tyre që punojnë në organet e sigurisë. Shumë policë dhe ushtarë pranojnë i bashkohen shokëve në beteja për shkak të ndjenjës së patriotizmit, por pagat që i marrin gjithashtu u ndihmojnë paska atyre të mbajnë familjet e tyre siç është rasti i fshatit Shemal.

“Aq shumë varemi nga ato paga – sa që pa ato thjesht nuk mund të bëjmë asgjë”, ka deklaruar Malik Aimer Kan, 53-vjeç, një banor i fshatit djali i të cilit është bashkuar forcave të sigurisë.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se si qindra persona të rinj pritet t’ju bashkohen njësive të tyre. E që të gjithë vijnë nga provinca Nanharhar, në të cilin gjendet edhe fshati Shemal. Paga fillestare sillet rreth 155 dollarë, kurse shumica prej tyre me ato para nuk mund të mbulojnë shpenzimet që i kanë në familje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori