LAJMI I FUNDIT:

Pulsi Publik i UNDP-së mbi inflacionin: Shpenzimet për nevojat bazë janë rritur gjatë tri viteve radhazi – bashkë me to edhe stresi e ankthi  

Pulsi Publik i UNDP-së mbi inflacionin: Shpenzimet për nevojat bazë janë rritur gjatë tri viteve radhazi – bashkë me to edhe stresi e ankthi  

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi analizën e Pulsit Publik, ndërsa gjetjet tregojnë se shpenzimet për nevojat bazë, duke përfshirë gjërat ushqimore, transportin, shërbimet komunale, shëndetësinë, qiranë dhe shpenzimet e arsimit, janë rritur gjatë tri viteve radhazi.

Analiza, e cila synon të vlerësojë shkallën në të cilën inflacioni ka ndikuar në mirëqenien ekonomike të njerëzve në Kosovë, është bërë përmes anketimit të 1,500 ekonomive familjare dhe hulumtimit të plotë studimor.


“Teksa në vitin 2021, 38.8% e ekonomive familjare shpenzuan 200 ose më shumë euro për gjëra ushqimore kjo vlerë u rrit në 47.8% dhe deri në 59.5% të ekonomive familjare në vitet 2022 respektivisht 2023.

Duke i përdorur të dhënat e të hyrave dhe kufirin e varfërisë prej 1.85 euro për person në ditë, shkalla e varfërisë në vitin 2023 vlerësohet të jetë 16%. 10% e ekonomive familjare ishin dukshëm më të varfra në mes të viteve 2023 dhe 2021, duke treguar një rënie në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet në raport.

Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2023, një shtesë prej 10% e familjeve të anketuara jetonin nën pragun prej 1.85 euro në ditë, kur merren parasysh të dhënat për rritjen e çmimeve.

Inflacioni ka ndikuar në mirëqenien mendore dhe sociale, duke shkaktuar ndërprerje në aktivitetet rutinore dhe rritje të stresit, duke çuar në cilësi më të ulët të jetës.

“46% të respodentëve deklaruan se stresi dhe ankthi i tyre janë rritur si rezultat i rritjes së çmimeve”, thuhet në raport

69.2% e të anketuarve raportuan se duhej t’i përshtatnin zakonet e tyre të shpenzimeve ose buxhetin në përgjigje ndaj çmimeve më të larta vitin e kaluar.

Projekti Pulsi Publik, i cili ka hyrë në vitin e 21-të të punës, financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU: /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori