Javëve të fundit ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur në nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.
Nga matja e fundit që është bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 14:00, vlera e ndotjes ka arritur në 185 që konsiderohet shumë e pashëndetshme.
Lidhur me pasojat që mund të sjellë kjo ndotje në shëndetin e qytetarit, Telegrafi ka zhvilluar një intervistë me Pulmologun Skënder Baca, i cili ka treguar se cilët janë personat më të atakuar nga kjo ndotje, simptomat që mund të sjellë në shëndet ndotja e ajrit dhe masat mbrojtëse që duhet të përdorin qytetarët gjatë kohës kur qarkullojnë në qytet.
Baca ka thënë se si masa mbrojtëse qytetarët mund të përdorin: shallin, maskat, dhe pirjen e sa më shumë të lëngjeve dhe çajit pasi që të kthehen në shtëpi.
“Të jemi në ambient të mbyllur, të vendosim një shall, një maskë por edhe kur të dalim dhe kthehemi të marrim lëngje dhe të pimë çaj sa më shumë për shkak se qelizat e mukozës së traktit aspirator gjithmonë duhet të jenë të mbushura me lëngje”, ka thënë Baca, duke thënë se kjo është pastrimi më i mirë i rrugëve aspiratore.
Ndërkaq sot edhe Instituti i Shëndetit Publik, ka propozuar që inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
Instituti po ashtu ka bërë apel tek qytetarët që të reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës