LAJMI I FUNDIT:

Pullat postare “Evropa 2019 – Zogjtë nacional”

Pullat postare “Evropa 2019 – Zogjtë nacional”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2019 – Zogjtë nacional”.

Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare ju prezantojmë: Turitullin (Turtle dove), Mëllenja e Gurit, Bishtlëkundësi i verdhë, Huta (Buteo Buteo), Larashi Kurrizkuq.


Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar krijimin e habitateve natyrore si të “Bjeshkëve të Nemuna” dhe ”Malet e Sharrit” që ofrojnë vendstrehim për shumë lloje të shpendëve.

Deri më sot janë vrojtuar 148 lloje, por mendohet të ketë mbi 200 lloje. Mbrojtja e tyre ka karakter internacional, për këtë arsye “Bjeshkët e Nemuna” janë të evidencuara në listat ndërkombëtare si IBA rajon (Important Bird Area).

Posta e Kosovës përmes këtyre dy pullave postare me pamje të zogjve më karakteristik të Kosovës, prezanton para botës bukuritë natyrore të faunës, si dhe promovon shtetësinë së saj. /Telegrafi/