LAJMI I FUNDIT:

Pulëbardha goditi refleksionin në veturë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme (Video)

Pulëbardha goditi refleksionin në veturë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme (Video)

Graeme Stokes nga Brighton i Anglisë, ishte rrugës për në punë, kur pa një pulëbardhë që godiste refleksionin e saj në një veturë.

Duke menduar se përpara ka ndonjë rival, shpeza e godiste me sqepin e fuqishëm, dukë lënë në veturë dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


“Provova ta frikësoj, por ishte shumë agresive dhe e vendosur. Pastaj u largova, nga frika se më sulmon”, ka shkruar Stokes krahas videos së postuar.

Shikuesit e kanë kritikuar, që nuk është kujdesur t’ju telefononte forcave të rendit, që do ta ndalonin pulëbardhën në dëmtimin e makinës. /Telegrafi/