LAJMI I FUNDIT:

Pulë me qull

Pulë me qull

Përbërësit:

▪ 1 pulë e mirë fshati
▪ 4 lugë gjelle miell misri
▪ 1 lugë gjelle miell gruri
▪ lëng i mishit të pulës
▪ 5 thelpi hudhra
▪ vaj ulliri
▪ kripë, piper


Përgatitja:

Fillimisht hedhim vajin e ullirit në një tigan. Pastaj shtojmë miellin e misrit dhe të grurit dhe i lëmë të skuqen në zjarr të ngadaltë, derisa e gjithë masa të marrë një ngjyrë që tregon skuqjen e plotë.

Kësaj mase i shtojmë lëngun e mishit të pulës, shtojmë hudhrat, kripën, pulën dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20-30 minuta.

Në fund rregullojmë shijen me piper, sipas dëshirës. /Telegrafi/