LAJMI I FUNDIT:

“Pulë” e fërguar vegane me kërpudha. Kjo recetë përgatitet shpejt dhe lehtë

“Pulë” e fërguar vegane me kërpudha. Kjo recetë përgatitet shpejt dhe lehtë

Një pjatë ideale për njerëzit që nuk duan të kontribuojnë në vuajtjen e kafshëve dhe të blejnë produkte shtazore

Për këtë pjatë ju nevojiten:


▪ 300 gr kërpudha
▪ 150 gr miell pa gluten, ose miell i zakonshëm
▪ 50 gr miell misri
▪ spec i kuqe i tymosur
▪ hudhër pluhur
▪ borzilok
▪ pak salcë të nxehtë
▪ vaj
▪ kripë
▪ pak kerri
▪ qumësht soje pa sheqer
▪ pak uthull molle

Salca për ‘pulën’ vegane:

▪ majonezë vegane
▪ mustardë
▪ pak salcë të nxehtë, ndoshta ketchup nëse dikujt nuk i pëlqen pikante
▪ hudhra
▪ lëng turshi
▪ kopër

Përgatitja:

Pritini kërpudhat sipas dëshirës. Përzieni dy llojet e miellit dhe shtoni erëzat në përzierje, përzieni gjithçka mirë. Një gotë e gjysmë qumësht soje, shtoni salcë djegëse, pak uthull molle dhe përzieni të gjitha mirë. Ngrohni vajin në një tenxhere të thellë.

Lyeni kërpudhat në përzierjen e qumështit bimor me duar, më pas në përzierjen e miellit, pastaj përsëri në qumështin bimor dhe më pas në miell. Përsëriteni procesin me kërpudhat e tjera.

Më pas skuqeni në vaj të thellë derisa “pula” vegane të marrë ngjyrë të verdhë të artë.

Priteni pataten e ëmbël, e vendosni në letër për pjekje, pak vaj ulliri, rigon dhe e piqen për afro 30 minuta në 220 gradë.

Bëni salcën për pulën vegane.

Hidhni një lugë majonezë vegane, gjysmë luge mustardë, një lugë lëng turshi, një lugë salcë djegëse, grini hudhrat, shtoni pak kopër dhe përzieni përbërësit.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Spinaq i skuqur me hudhra

Spinaq i skuqur me hudhra

Kuzhina
Revani Vlore

Revani Vlore

Kuzhina
Revani

Revani

Nga duart tua
Sulltan Qofte

Sulltan Qofte

Kuzhina
Supë me hithra

Supë me hithra

Supa
Qofte me thjerrëza

Qofte me thjerrëza

Nga duart tua
Kalo në kategori