LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja promovuese Ford Ranger Hybrid 2024 përpara debutimit më 19 shtator

Publikohet videoja promovuese Ford Ranger Hybrid 2024 përpara debutimit më 19 shtator

Ford e ka bërë të qartë se gjenerata aktuale e Ranger nga dita e parë ishte zhvilluar me qëllimin e elektrifikimit. Megjithatë, kamionçina me përmasa mesatare momentalisht është në dispozicion vetëm me motorë me benzinë dhe naftë, por duket se një version hibrid do të vije së shpejti.

“Ovalja Blu” siç njihet ndryshe Ford për shkak të formës dhe ngjyrës së logos, e shpërndau një video kriptike “teaser” në profilin e saj në X, për të cilën besohet se e shfaq një version hibrid të modelit Ranger.

Ford Australia shkruan se “më e mira e dy botëve është duke ardhur”, përderisa homologia e saj britanike thotë “pse të bëni kompromis kur mund ta merrni më të mirën e dy botëve”, duke shtuar edhe një ikonë rrufeje, raporton Motor 1, përcjell Telegrafi.


Logjika na thotë se këto janë sugjerime të një sistemi të elektrifikuar, me gjasë një hibrid “plug-in” me një sasi të pa specifikuar të rrezes elektrike.

Llogari të tjera të rajoneve të ndryshme të Ford në X, sikurse ato të Gjermanisë, Belgjikës, Francës dhe Italisë të gjitha e kanë shpërndarë videon “teaser”, duke sugjeruar se një Ranger i elektrifikuar do të jetë në dispozicion nëpër të gjithë Evropën.

Është e paqartë se çfarë lloj motori hibrid është caktuar të vendoset tek Ranger pasi ai i përdorur për Kuga/Espace nuk duket mjaft i fuqishëm për një kamionçinë të madhe dhe të rëndë. Përveç kësaj, “crossover-i” kompakt PHEV ofrohet vetëm me drejtim me rrota të përparme.

Raporte të paverifikuara pretendojnë se Ford dëshiron që t’i bashkojë motorin 2.3-litërsh EcoBoost me turbocharged me një ose më shumë motorë elektrikë, të cilët do të përfaqësonin një risi në mesin e hibridëve “plug-in” të kompanisë amerikane.

Të gjitha detajet do të zbulohen javën e ardhshme teksa Ford do ta prezantojë Ranger-in e elektrifikuar me 19 shtator. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Auto
CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

Auto
BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

Auto
Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Auto
Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Auto
Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Auto
Kalo në kategori