LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e terroristit Anis Amri para sulmit të përgjakshëm në Berlin (Video)

Publikohet videoja e terroristit Anis Amri para sulmit të përgjakshëm në Berlin (Video)

Agjencia e lajmeve Amak ka publikuar videon në të cilën shihet Anis Amri, i dyshuar për sulmin me kamion në Berlin që la të vdekur 12 persona, duke u betuar për besnikëri ndaj ISIS-it dhe liderit të saj Abu Bakr al-Baghdadi.

Në video shihet Amri duke folur, për atë se si do të hakmerret për myslimanët që janë vrarë në sulmet ajrore, transmeton Telegrafi.


“Porosia ime për të gjithë të krishterët që po bombardojnë myslimanët nëpër botë do të pasojë pak. Gjaku i tyre nuk do të kalojë pa hakmarrje. Ne jemi një popull që i qëndrojmë pas atyre, dhe do të hakmerremi. U bëjë thirrje gjithë myslimanëve nëpër botë… Ju në Evropë, vrisni të krishterët”, kishte porositur Amri ku më pas ishte betuar për besnikëri ndaj liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Shteti Islamik ka konfirmuar në agjencinë Amak, se në Milano është vrarë Anis Amri, i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, që la të vrarë 12 persona dhe 50 tjerë të plagosur.

Sulmuesit i Berlinit kishte kryer edhe një sulm tjetër ndaj një polici në Milano. /Telegrafi/