Phil Foden dhe Mason Greenwood janë përfshirë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Islandë.

Trajneri i Skuadrës së Anglisë, Gareth Southgate, i dëboi të rinjtë nga kampi i ekipit kombëtar pasi ata festuan debutimin e tyre të Tre Luanëve duke thyer udhëzimet e rrepta të coronavirusit, shkruan The Sun.


Bukuroshet Islandeze Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, 20 vjeçare dhe Lara Clausen, 19 vjeçare, ishin në shoqëri me futbollistët pasi u ftuan në hotelin ku po qëndronin Kombëtarja e Anglisë.

n1

Por MailOnline pretendon se Foden, 20 vjeçar dhe Greenwood, 18 vjeçar, kishin biseduar të paktën katër herë me vajzat përpara se të zbarkonin në Reykjavik.

Anita Gunnarsdottir u filmua duke biseduar me lojtarët me një mike të saj, por këmbënguli se ajo nuk shkoi në hotel.

anita

Ajo citohet të ketë thënë: "Unë nuk i takova. Unë nuk jam nga vajzat që shkuan në hotel".

Videot e bisedave të Snapchat që u publikuan në internet tregojnë yjet, të cilët luajnë në ekipet Manchester City dhe Manchester United, duke pritur në hotel Nadian dhe Laran pas fitores së Anglisë 1-0 ndaj Islandës.

Shkelja e rregullave i dha të dy lojtarëve një gjobë prej 1,360 funtesh nga policia lokale, me një dënim të mëtejshëm që pritet nga klubi dhe vendi.

n2

Southgate i dënoi dy lojtarët të hënën në mëngjes, duke i ndaluar ata nga mëngjesi dhe stërvitja me skuadrën para se të hipnin në një fluturim për në shtëpi.

Foden dhe Greenwood pritet të bëhen shtyllat kryesore e Tre Luanëve për vitet që vijnë pas daljes së tyre të parë në Ligën e Kombeve, megjithatë mund të ndalohen të luajnë në ndeshjet e radhës.

Të dërguar në shtëpi me një avion privat natën e kaluar, dyshja iu nënshtruan deklaratave të ashpra nga City dhe United, si dhe Kombëtarja e Anglisë.

GettyImages 1186950470

FA dënoi "shkeljen e papranueshme të protokollit" dhe "mungesën serioze të gjykimit" përpara një hetimi të plotë.

Foden u zotua të mësonte nga "mësimi i vlefshëm" i "sjelljes së tij të dobët".

Pasi fshiu llogarinë e tij në Twitter, Greenwood kërkoi falje të martën për veprimet e tij "të papërgjegjshme".

Në një deklaratë të lëshuar përmes faqes së internetit të United, ai shkruajti: "Ishte e papërgjegjshme për mua të thyeja protokollet COVID-19 të cilat janë në funksion për të mbrojtur lojtarët, stafin dhe publikun”.

GettyImages 1186950470 1

“Të luash për Anglinë ishte një nga momentet më krenare në jetën time dhe unë kam vetëm vetën time fajtor për këtë gabim të madh.Unë i premtoj familjes sime, tifozëve, Manchester United dhe Anglisë se kjo është një ngjarje nga e cila do të mësoj"

The Sun ka publikuar edhe videon e momentit kur bukuroshet islandeze bisedojnë me dy lojtarët, të cilët i ftojnë ato në hotel.

Kjo është biseda e transkriptuar: Foden: 'Thuaje përsëri, çfarë po thua?'
Vajza: 'Cili është plani?'
Foden: 'Cili është plani?'
Vajza: 'Mhmm'
Foden: 'Mason cili është plani?'
Greenwood: 'Varet çfarë të duash'
Foden: 'Ai thotë se varet çfarë dëshiron?'
Vajza: 'Mund të vijmë në hotel por nuk e dimë se si do të na fshihni'
Foden: 'Për çfarë do të vini në hotel?'
Greenwood: 'Çfarë mendoni?'
Foden: 'Çfarë do ajo?'
Vajza: 'Po, çfarë mendon vëlla?'
Vajza: [Flet në Islandisht me shoqen e saj]
Greenwood dhe Foden: 'Duke diskutuar. Vështirë të thuash se çfarë thonë ata'.
Foden: 'A ke një partner? '
Vajza: Çfarë?
Foden: 'Partner tëndin?'
Vajza: 'Po'. /Telegrafi/

biseda