Ky është seti i tretë i imazheve mbresëlënëse që demonstrojnë fuqinë e teleskopit James Webb.

Imazhet e reja tregojnë pasojat e shpërthimit të një ylli, transmeton Telegrafi.


2 26

Një fat të tillë i pret edhe shumë yje tjera e madje edhe diellin, thonë ekspertët e fushës.

3 23

Detajet në të janë të pabesueshme në krahasim me pamjet që kemi pasur rastin t’i shohim më parë në Mjegullnajën e Unazës Jugore.

4 19

Imazhi me rreze infra të kuqe do të jetë vërtetë domethënëse për astronomët, pasi ka zbuluar krejtësisht pamjen e re të një procesi që mund të kuptohej deri më tani vetëm pjesërisht.

5 18

Në këtë imazh me infra të kuqe, mund të shohim mjegullnajën planetare të shkaktuar nga ylli që po vdes.

6 16

Ka një diametër gati gjysmë viti dritë dhe ndodhet afërsisht 2.000 vite dritë larg nga Toka.

Ylli mund të shihet duke shpërthyer dhe copëzat e saj janë shpërndarë. /Telegrafi/