LAJMI I FUNDIT:

​Qytetarët për një vit shpenzuan rreth 800 mijë euro për blerjen e Remdesivirit

​Qytetarët për një vit shpenzuan rreth 800 mijë euro për blerjen e Remdesivirit

Vetëm në Klinikën Infektive për gjashtë muaj janë shpenzuar mbi 260 mijë euro për blerjen e Remdesivirit. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Auditimit, nëse 135 pacientë kanë blerë 11 injeksione me vlerën mesatare prej 180 euro, kanë shpenzuar këtë shumë, ndërkaq për një vit rreth 800 mijë euro. Kështu thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) të titulluar “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për të siguruar Remdesivirin për pacientët e prekur me Covid-19?”.

Agon Hysaj nga KDI ka folur për shpenzimet e qytetarëve për blerjen e Remdesivirit, ani pse Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte rekomanduar që të mos përshkruhej si medikament për trajtimin e COVID-19.


“Zyra Kombëtare e Auditimit e ka bërë një llogaritje të tillë në raportin e saj. Dhe ka gjetur që për 135 pacientë që janë trajtuar për një periudhë gjashtë mujore, vetëm në një repart të një klinike, këta 135 pacientë nëse kanë blerë 11 ampulla për me një çmim 180 euro, mesatarisht në atë kohë, kanë shpenzuar rreth 267 mijë euro. Ne si KDI i kemi shkuar më tutje, jemi munduar të bëjmë një llogaritje sa ka mund të kushtoj për një vit. Dhe kemi marrë një numër minimal prej 10 pacientëve në muaj, minimumi i mundshëm që kanë blerë Remdesivir me një çmim prej 50 euro, shpenzimet do të ishin rreth 792 mijë euro”, ka deklaruar ai.

Përdorimi i Remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19, u rekomandua përmes udhërrëfyesit Klinik për Menaxhimin dhe Trajtimin e COVID-19. Procedura emergjente u iniciua më 16 tetor të vitit 2020, ku dy kompani u ankuan dhe më pas tenderi është kthyer në rivlerësim.

Ndërkaq, Hysaj tregoi se në dhjetor të vitit 2020, MSh e ka anuluar tenderin me arsyetimin se çmimi i remdesivirit në treg ka rënë dhe se OBSh ka rekomanduar që ky medikament nuk ka më efekt në trajtimin e virusit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qytetarët kanë vazhduar të blinin vetë këtë produkt, ka pasur edhe raportime në media pothuajse çdo ditë. Ku çmimi ka qenë 200 deri në 300 euro për një njësi. Interesant është ceket që edhe pse MSh e ka anuluar tenderin, nuk ka pasur një komunikim institucional që tu thuhet spitaleve që të mos vazhdohet të përshkruhet Remdesivirin, pasi që përveç që tenderi është anuluar edhe OBSh nuk rekomandon që ai të përdoret. Por, e kundërta ka ndodhur. Tenderi është anuluar, ndërkaq spitalet kanë vazhduar që tu përshkruajnë pacientëve që ta blejnë vet në treg”, ka shtuar Hysaj.

Megjithatë, ky medikament ka pasur mundësi të blihet edhe përmes një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila është nënshkruar në prill të vitit 2020, ku Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes për prokurim të përbashkët.

“Në shtator çmimi i Remdesivirit kishte rënë dukshëm dhe çmimi për njësi ishte paguar 13 euro dhe janë blerë 7920 njësi. Produkti i pranuar është një prodhim i kompanisë health biotech nga India, produkti i saj nuk ka emër tregtar vetëm quhet Remdesivir. Megjithatë, ne kemi gjetur se arsyet pse çmimi ka mund të jetë i ulët është meqë kjo kompani nuk është autorizuar nga Gilead, që është zbuluesi i Remdesivir. Gilead i ka autorizuar disa kompani në Indi, Bangladesh, për të prodhuar këtë produkt dhe në listën e vendeve ku mund të eksportohet ky produkt, Kosova nuk është në këtë listë. Nuk është as një vend i Ballkanit për të marrë një pasqyrë. Dhe ka gjasa që ky produkt të shkel ligjet, pasi që kjo kompani nuk ka qenë e autorizuar për ta prodhuar këtë produkt”, deklaron ai.

Edhe pse është blerë në vitin 2021, OBSh nuk e ka ndryshuar asnjëherë rekomandimin e saj që Remdesiviri nuk ka efekt në trajtimin e pacientëve. Por, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka marrë parasysh, siç thotë Agon Hysaj nga KDI, dhe e ka shkelur arsyetimin për ta blerë këtë medikament.

Ai ka rekomanduar që qytetarët të kërkojnë Rimbursimin e barnave që kanë blerë gjatë kësaj periudhe.

Për këtë edhe deputeti Bekim Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kërkojnë nga MSh që t’u rimbursohen mjetet që kanë shpenzuar.

“Është për keqardhje se si në këtë periudhë është paguar deri në 420 për varrimin e një qytetari që ka vdekur nga COVID-19. Por, nuk është paguar terapia për trajtimin e tij. Këto janë anomali të mëdhaja në sistemin shëndetësor, e në veçanti në menaxhimin e situatës me pandeminë. Jo rasisht kam qenë një nga kritikët gjatë kësaj periudhe, sepse kur kam thënë që është duke u vjedhur në thasët e kufomave, po del që jo vetëm në thasët e kufomave. Është vjedhur në barna edhe në kufoma të pacientëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për procedurat që ka ndjekur Kosova për blerjen e këtij medikamenti.

“Në atë kohë është thënë që të gjitha stoqet që kanë qenë diku, më shumë se 500 mijë stoqe janë blerë nga ShBA. Po flas për prodhuesin që ka qenë Gilead dhe ka qenë i licencuar edhe nga EMA. Sigurisht atëherë kanë filluar edhe prodhuesit tjerë, ku edhe Kosova e ka një dozë të rezervës në marrjen edhe trajtimin e barnave të tyre. Ne ju kemi përveshur punës në hartimin e Udhërrëfyesit Klinik, ka qenë një grup i profesionistëve të cilët në mënyrë efikase kanë arritur që të më bindin edhe mua, por edhe në trajtimin e saj që ta nënshkruajmë një udhërrëfyes të tillë i cili do të ndihmonte në aspektin ligjor”, ka thënë Zemaj.

E anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj u shpreh se ende vazhdon të përshkruhet për përdorim Remdesiviri.

“Asnjëherë nuk është blerë Remdesiviri nën 75 euro në tregun e Kosovës. Me kompetencë ju them, flas derisa unë kam qenë dhe ka përfunduar vala e COVID-it. Kush e ka ofruar atë çmim 40 euro, vërtetë është për tu brengosur dhe ka vend që dikush të hulumtojë në këtë drejtim. Kjo i ka shërbyer asaj që pacientët ta blejnë vet Remdesivirin… Në treg ka pasur variacione të ndryshme, me produkte të ndryshme të pakontrolluara. Edhe gjatë valës të tretë dhe të dytë, Remdesiviri është siguruar nga prodhues të ndryshëm me çmime të ndryshme, përderisa ne nuk i kemi pasur në klinikë”, ka thënë ai.

Instituti Demokratik i Kosovës ka rekomanduar që Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për pandeminë të jap llogari publike për mungesën e Remdesivirit për aq kohë të gjatë. Po ashtu që Ministria e Shëndetësisë të krijojë mekanizma në mënyrë që të rritet bashkëpunimi ndërinstitucional, efikasiteti i menaxhimit të situatave emergjente që të mos ketë vendime kundërthënëse./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori