Publikohet Lista e Shangait, edhe këtë vit asnjë universitet nga Maqedonia nuk është pjesë e saj
Është publikuar Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2023 nga organizata “Shanghai Ranking Consultancy”.
Lista edhe këtë vit, për 20-vjetorin e saj, nuk sjell ndonjë surprizë të madhe. Në mesin e mijëra universiteteve më të mira në botë edhe këtë vit nuk ka asnjë institucion të arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut.
Për herë të 21-të, Universiteti i Harvardit kryeson listën ndërkombëtare. Në vendin e dytë është Universiteti Stanford dhe në vendin e tretë është Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) – të gjithë nga SHBA. Universitetet amerikane, në fakt, mbajnë 14 nga 20 vendet e para në listën e Shangait.
Midis universiteteve në rajon, një përmirësim u vu re në Universitetin e Beogradit, i cili nga një pozicion midis 401 dhe 500, tani gjendet në pozicion midis vendit 301 dhe 400.
Në mesin e universiteteve serbe, lista e Shangait përfshin edhe Universitetin e Novi Sadit, i cili ruajti pozicionin e tij midis vendit 901 dhe 1000.
Dhe Universiteti i Zagrebit mbajti renditjen e vitit të kaluar midis vendit 401 dhe 500.
Është befasi që Universiteti i Lubjanës doli nga 500 institucionet më të mira të teknologjisë së lartë në botë dhe tani është midis 601 dhe 700.
Katër universitete greke ishin edhe këtë vit në listë, ndërsa përveç Maqedonisë, lista e Shangait nuk përmban asnjë universitet nga Bullgaria dhe Shqipëria.
Renditja akademike e universiteteve botërore, e njohur si Lista e Shangait, përfaqëson institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë që nga viti 2003, bazuar në metodologjinë e vendosur dhe të dhëna të palëve të treta. Njihet si renditja më e besueshme globale e universiteteve. Edhe këtë vit janë hetuar mbi 2500 institucione, nga të cilat janë publikuar mijëra universitetet më të mira./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe