Maqedoni, publikohet lista e kompanive me fitime më të mëdha për vitin 2023
Bursa e Maqedonisë së Veriut për letrat me vlerë afatgjate ka publikuar listën e shoqërive aksionare më fitimprurëse të Maqedonisë së Veriut, për nëntë muajt e parë të këtij viti.
E para në listën e kompanive më fitimprurëse në nëntë muajt e parë të vitit është Banka Komerciale, me fitim prej 50 milionë eurove, ose më saktë 49.6 milionë euro. Banka shënon rritje të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjegjësisht rritje prej 64.7 për qind, përcjell “Tv21”.
Vijon një tjetër bankë, “Stopanska banka”, fitimi i së cilës është 40,3 milionë euro për tre tremujorët e parë të këtij viti, që paraqet rritje krahasuar me vitin e kaluar për 20.3 për qind.
Edhe në vendin e tretë qëndron një bankë tjetër. Banka “NLB” me një fitim neto prej 39.6 milionë euro, që paraqet rritje prej 19.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Telekom Maqedoni është i katërti në listë për nga profitabiliteti, duke realizuar pothuajse 27 milionë euro fitim neto, që paraqet rritje për gati 30 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Alkaloid” në nëntë muajt e parë të vitit ka realizuar 21.1 milionë euro fitim, që shënon rritje prej 13.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çimentorja USJE po i rikthehet rrugëve të profitabilitetit të lartë. Në nëntë muajt e parë të vitit ka një fitim prej 18.1 milionë euro, që është një rritje fantastike prej 79 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Makpetrol” është në vendin e shtatë me 10.7 milionë euro fitim, që është një rezultat pak më i dobët se viti e kaluar për 33 për qind.
Kombinati i Mermerit Prilep është i teti me fitim prej 9,34 milionë euro, me rënie të lehtë prej 6,5 për qind.
UNI Bank është në vendin e nëntë për nga përfitimi, me një fitim neto prej 5.5 milionë euro në nëntë muajt e parë, që paraqet gjithashtu një rritje të shkëlqyer prej 35 për qind.
OKTA është në pozitën e dhjetë, me një fitim prej 5.1 milionë euro, ku ka një rënie prej 59 për qind.
Pas OKTA-s, vjen “Birraria e Prilepit” me fitim prej 3,34 milionë euro në nëntë muaj, që shënon rritje fantastike prej 90 për qind, pastaj OILKO, me fitim prej 3,26 milionë euro ose rritje prej 42 për qind.
Vijon kompania e verës “Tikvesh” me fitim prej 2.9 milionë euro në nëntë muajt e parë, që shënon rritje prej 181 për qind, e ndjekur nga “Maxtil” me një fitim prej 2,8 milionë euro në nëntë muajt e parë, por ku është regjistruar ulje për shkak të tatimit solidar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në hyrje të Qendrës Klinike në Shkup
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare