Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpallur listën e fermerëve përfitues të subvencioneve për prodhuesit e qumështit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 (janar – qershor), përcjell Telegrafi.

Kjo masë synon mbështetjen e blegtorëve lokalë dhe stimulimin e prodhimit vendor të qumështit, si një sektor i rëndësishëm i bujqësisë në komunë.


Lista përfshin fermerët që kanë plotësuar kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me udhëzimet administrative përkatëse.

Autoritetet komunale theksojnë se publikimi i listës rrit transparencën dhe ofron mundësi për çdo palë të interesuar që të ketë qasje në informacionin e subvencioneve.

Lista e plotë e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës dhe në tabelën e shpalljeve publike. /Telegrafi/