Publikohet balada e re "Zemra e ndalume" nga Big Mama dhe Mani (Video)

Këngëtarja e njohur Big mama dhe Mani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Zemra e ndalume" mban titullin kënga e re e zhanrit baladë, e cila është punuar me muzikë dhe orkestrim nga Nexhat Mujovi - Virusi.
Ndërsa, vargjet e tekstit i ka shkruar poeti Arsim Bunjaku.
Kënga është publikuar në kanalin Youtube edhe me klip, i cili sjell një atmosferë vjeshtore, dhe është punuar nga produksioni EMF Creative.
"Projekti më i ri “Zemra e ndalume” në bashkpunim me këtë djaloshin e talentuar Manin shpresoj të ju pëlqej po ashtu më intereson dhe mendimi i juaj!" (sic,), ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja Big Mama në Instagram pas lansimit të bashkëpunimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/12/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































