Publikohen për herë të parë pamje brenda ishullit privat të pedofilit Jeffrey Epstein

Zyra e demokratëve në Komisionin për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka publikuar “fotografi e video që nuk janë parë kurrë më parë” nga ishulli privat i pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein.
Në postimin në rrjetin X, thuhet se këto pamje ofrojnë një “pamje tmerruese pas dyerve të mbyllura” të shtëpisë luksoze karibike.
Në fotot dhe videot shihen oborre të braktisura, pishina, si dhe brendësia e vilës - dhoma gjumi, banjë dhe ambiente të tjera, raporton skynews.
MORE: Videos from the Epstein Island.pic.twitter.com/0AriwAJ7XS https://t.co/WVhG7poGSu
— Clash Report (@clashreport) December 3, 2025
Sipas artikullit, publikimi i këtyre pamjeve synon të sigurojë transparencë publike në hetimet dhe të ndihmojë për të “ndarë të plotë pamjen e krimeve të tmerrshme të Epsteinit”.
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara tani kanë afat deri në mes të dhjetorit për të publikuar të gjithë dokumentacionin që kanë mbi Epstein - një hap që vlerësohet si i rëndësishëm për drejtësi ndaj viktimave.
Ndryshe, bashkëpunëtorja prej kohësh e Epsteinit, Ghislaine Maxwell po vuan një dënim prej 20 vitesh burg për trafikim seksual. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

















































