Alba Pollozhani krijoi një situatë të pazakontë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova.

Ajo shkaktoi një kaos në Prime, ku iu desh edhe të largohej nga shtëpia e famshme.


E derisa mungoi 24 orë në shtëpi, u mësua se po qëndronte në një dhomë të emergjencës.

Foto: YouTube

Në pamjet e publikuara nga ky format, ajo shihet duke marrë trajtim nga mjekët.

U pa se Alba ka qenë në një gjendje jo edhe aq të mirë, derisa u konsultua edhe me psikologë.

E në një moment tjetër, Pollozhani i ka kërkuar falje edhe Alaudinit duke i thënë se nuk e kishte personale me të.

Pritet të shihet tani se si do të jetë loja e Albës në vazhdim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com