Mediat kanë raportuar se dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në veri të Moskës.

Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin është në listën e pasagjerëve, por nuk dihet nëse ka qenë në aeroplan.


Tashmë janë publikuar disa video në rrjetet sociale të momentit të rrëzimit të aeroplanit.

Kujtojmë se kreu i mercenarëve rus, Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit dje në një video që duket se ishte regjistruar në Afrikë. /Telegrafi/