Një laborator në SHBA ka publikuar qindra video të papara të testeve bërthamore që janë kryer më parë, por që tani janë deklasifikuar dhe kanë të bëjnë me kohën e Luftës së Ftohtë.

Pamjet e publikuara nga Biblioteka Kombëtare "Lawrence Livermore" në Kaliforni, shfaq qindra shpërthime të fuqishme që janë kryer gjatë viteve 1945-1962 në zona që asokohe janë konsideruar sekrete nga qeveria amerikane, por që tani dihet lokacioni, transmeton Telegrafi.


1 82

Sipas zyrtarëve të këtij laboratori, për plotë pesë vite janë kryer teste të ndryshme bërthamore, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi në YouTube.

Deklasifikimi i të mërkurës po konsiderohet si më i madhi, për faktin që mbi 250 video të testeve bërthamore janë filmuar dhe publikuar për opinionin.

2 32

"E dimë se këto pamje tani më janë të panevojshme, dhe nuk kanë ndonjë rëndësi", ka deklaruar Gregg Spriggs nga laboratori amerikan.

Sipas Spriggs, u janë dashur vite të tëra që të mbledhin këto pamje, ndërsa për faktin se ishin vitet e '50'ta ku teknologjia nuk ishte edhe aq shumë e avancuar, shkencëtarët e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë fuqinë e vërtetë të shpërthimeve.

4 17

Nga 250 videot e publikuara ku shihen duke u kryer testet bërthamore nga viti 1945 deri më 1962, vetëm shtatë tjera kanë mbetur sekret publik.

Aty shihet operacioni "Dominic" i kryer në vitin 1962, ai "Teapot" në vitin 1955, Hardtack II në vitin 1958 dhe shumë të tjera.

5 11

Bombat bërthamore prej 100 kilotonë janë filmuar duke goditur tokën dhe shpërthyer në masë të madhe, që krijojnë flakë në formë të kërpudhës.

Sipas zyrtarëve të laboratorit, testet e shfaqura në video janë kryer kryesisht në Oqeanin Paqësor apo në shkretëtirat e Nevadës.

6 11

Ndërkaq, Spriggs pretendon se shkencëtarët besojnë së ekzistojnë rreth 10 mijë video, ku vetëm disa prej tyre janë publikuar.

7 8

"Nga 10 mijë sa pretendohet se ishin, vetëm 400 apo 500 i kemi analizuar, kurse 250 i kemi digjitalizuar", ka shtuar ai. /Telegrafi/