LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje të papara të El Chapos, gardianët e rruajnë dhe ia marrin gjurmën e gishtërinjve – e pyesin edhe për profesionin

Publikohen pamje të papara të El Chapos, gardianët e rruajnë dhe ia marrin gjurmën e gishtërinjve – e pyesin edhe për profesionin

Narko-bosi meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo që u dënua me burgim të përjetshëm, shfaqet në pamjet e papara ku shihet se si brenda burgut ia marrin gjurmët e gishtërinjve.

Videoja është realizuar në vitin 2016, dhe mund të shihet El Chapo i veshur me rroba të burgosurve që mbante numrin 3870, dhe i përgjigjet pyetjeve të policëve derisa ia merrnin gjurmët e gishtërinjve, transmeton Telegrafi.


“Nofka? El Chapo. Profesioni? Fermer”, dëgjohet duke thënë El Chapo.

Gjithashtu pranon se i ka 58 vjet dhe se ka të përfunduar shkollën e mesme dhe se bartë numrin 34 të pantallonave. Ndërkaq i pyetur se kush është gruaja e tij, ai thotë se është i martuar me Alejandrina Salazar por që jeton me Emo Koronelin.

Videoja është filmuar katër vite më parë, por këto ditë është publikuar. Kujtojmë që El Chapo aktualisht gjendet në një burg në SHBA, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Ai ishte filmuar brenda burgut Altiplano në Meksikë gjatë vitit 2016, ku gjithashtu është regjistruar momenti kur mbyllet në qeli pas dy arratisjeve spektakolare. Aty shihen edhe fotografi se si gardianët ia rruajnë mustaqet.

Guzman ishte ekstraduar në SHBA në vitin 2017, ku është dënuar për tregti me lëndë narkotike si lider i kartelit famëkeq Sinaloa, kishte kompetenca mjaft të mëdha.

Ai gjatë vitit të kaluar ishte dërguar në një burg në New York, që konsiderohet si një prej më të sigurtëve në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori