LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila

Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila
Foto: Screenshot/YouTube

Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë), policia italiane ka arrestuar 13 persona që dyshohen për trafikim droge.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ndërkohë që emra të tjerë të përfshirë janë: boksieri Petrit Bardhi, i njohur si ‘Titty’, miku i Arben Zogut ‘Riccardino’ së bashku me një boksier tjetër shqiptar të quajtur, Orial Kolaj.

Prestigjiozja italiane, Corriere della Citta ka publikuar së fundmi disa nga pamjet e momentit të arrestimit.


Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithsej 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marihuanë dhe 82 kg hashash.

Të gjitha lajmet nga Elsa Lila
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elsa Lila

Sipas Corriera della Citta, bëhet e ditur se 40-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndër të tjera kishte luajtur një rol themelor dhe të spikatur në organizim. Në fakt ndaj tij janë vendosur masa shtrënguese pasi nuk gjendet në Itali.

Makina për gjurmimin e tij është vënë në lëvizje, por hetuesit po kërkojnë edhe jashtë vendit për shkak të bashkëpunimeve të tij me bashkatdhetarët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori